/ATSH-DPA/ - Kongresi amerikan ka kohë deri më 17 shtator për të bllokuar marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare me Iranin.
Presidenti Barack Obama mund të ketë numrin e duhur të votave për ta mbajtur marrëveshjen të paprekur.
Presidenti amerikan e ka nisur çështjen e kompromisit bërthamor me Iranin që nga marrëveshja e përkohshme në nëntor të 2013-ës, që krijoi procesin që prodhoi marrëveshjen përfundimtare të javës së kaluar.
Ndërkohë administrata Obama po fillon procesin formal për të bindur pjesën dyshuese të Kongresit që të mos bllokojë marrëveshjen duke dërguar këtë javë anëtarët më të lartë të kabinetit në Capitol Hill.
Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë i Senatit ka planifikuar një seancë dëgjimore të enjten me tre anëtarë të kabinetit Obama, sekretarin e Shtetit John Kerry, sekretarin e Thesarit, Jack Lew dhe sekretarin e Energjisë, Ernest Moniz që do të pasojë nga një seancë tjetër dëgjimore me 28 korrik në Komitetin e Punëve të Jashtme të Shtëpisë së Bardhë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby tha se "Kerry vazhdon të besojë se kjo është marrëveshja e duhur jo vetëm për interesat kombëtare të sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe për interesat e aleatëve dhe partnerëve tanë në rajon duke përfshirë Izraelin".
"Edhe para debatit publik, të njëjtët anëtarë të kabinetit dhe një zyrtar i paidentifikuar i Shërbimeve Sekrete po mbanin sekret udhëzime që duhen të kishin akses të gjithë anëtarët e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve", njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësi i Obamës, Josh Earnest vuri në dukje këtë javë se, "një numër bisedash presidenciale janë zhvilluar me anëtarët kryesorë të Kongresit, nga të dyja palët, demokratët dhe republikanët dhe po presim që këto biseda të vazhdojnë akoma".
Earnest u tha gazetarëve sot se "Shtëpia e Bardhë do të krijojë një llogari në Twitter @the IranDeal (Marrëveshja me Iranin) dhe një website whitehouse.gov/IranDeal të pajisur me informacione që do të ndihmojnë ligjvënësit dhe publikun amerikan për të kuptuar marrëveshjen.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka qenë një ndër kritikët më të ashpër të asaj që ai e quan një "marrëveshje e keqe" me Iranin
/Shqiptarja.com