Obama intervistë për princin Harry,
kritika Trump, tregon çfarë i mungon

Obama intervistë për princin Harry,<br />kritika Trump, tregon çfarë i mungon<br>
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, edhe pse u largua nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2017, ai mbetet një prej personazheve më të dashur botërorë. Së fundi ish-lideri amerikan ka dhënë një intervistë për Princ Harry programin Today të “BBC Radio 4”.

“Ata që merren me politikë dhe që kanë funksione publike në pushtet duhet të përpiqen që të përmirësojnë komunikimin me njerëzit që të bashkojnë shoqërinë”. Gjatë intervistës nuk kanë munguar edhe kritikat ndaj pasardhësit të tij Trump, ndërsa më tej, Obama ka vlerësuar edhe brezin e ri.

“Brezi i të rinjve të sotëm është më i guximshmi, por edhe më toleranti, por ata nuk kanë shumë besim tek institucionet ekzistuese. Ata që ndjehen rehat me pushtetin, po pengohen energjinë e rinisë, të cilën e shohim më së shumti të shfaqet në rrjetet sociale”.

I pyetur nga princi Harry se çfarë i mungon tani që nuk është më president, Obama u përgjigj me një frazë që të bën të mendosh dhe të kuptosh se gjërat nuk janë të përjetshme, por ato ndryshojnë.“Kur isha në krye të Shtëpisë së Bardhë, shkaktoja trafik kur kaloja rrugës, tani që nuk jam më, bllokohem si të gjithë të tjerët në trafik”.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot