Presidenti amerikan Barack Obama ka kritikuar ashpër senatorët që bllokuan planin bipartizan për të shtuar kontrollin mbi armët e zjarrit.
“Kjo ishte një ditë shumë e turpshme për Washingtonin por përpjekjet tona nuk mbarojnë me kaq”, tha Obama në Shtëpinë e Bardhë.
Plani u bllokua pas votimit 54-46, vetëm 6 vota më pak nga kufiri prej 60 të tillave, të nevojshme për ta kaluar
atë. Pani u bllokua nga Senati me mazhorancë republikane, por edhe nga disa demokratë.
Aktivistët për të drejtën e armatimit, thanë se votimi konsiderohet si një fitore e madhe duke thënë se kontrollet do të shkelnin të drejtën për të mbajtur armë.
Në praninë edhe të një familjeje që humbi një fëmijë në masakrën e Konektikati, Obama ka bërë thirrje për vazhdimin e përpjekjeve dhe ka shpërthyer ndaj senatorëve që “T’ju vijë turp”!
Presidenti amerikan ka zhvilluar një fushatë të fortë për përforcimin e ligjeve mbi armët, pas vdekjes së 26 personave në masakrën e Konektikatit, në shkollën fillore "Sandy Hook", në dhjetorin e kaluar.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com