Obama, letër Berishës: Falemnderit,
Ju jeni me rëndësi dhe në opozitë
Presidenti Amerikan Barak Obama ka falenderuar ish-Kryeministrin Sali Berisha për bashkëpunimin që ka pasur me të nëpërmjet një letre miqësore.
TIRANË – Presidenti Amerikan Barak Obama ka falenderuar ish-Kryeministrin Sali Berisha për bashkëpunimin që ka pasur me të, për përpjekjet e përbashkëta në Afganistan dhe partneritetin që vazhdon ndërmjet dy vendeve. Po ashtu, Obama e inkurajon Berishën, tashmë në opozitë, se ai do të jetë një opozitar i rëndësishëm dhe se Shqipëria ka nevojë për një opozitë konstruktive.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-Kryeministri Berisha, duke publikuar në Fb letrën e marrë nga Presidenti amerikan.
Në këtë letër thuhet:
I dashur Dr. Berisha!
Ka qenë nder dhe kënaqësi që kam punuar me Ju gjatë mandatit Tuaj si Kryeministër i Shqipërisë. Shqipëria është një aleat dhe mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne gëzojmë një partneritet të fortë në shumë fusha. Si Kryeministër, Ju keni ndihmuar ne thellimin dhe forcimin e lidhjeve midis dy vendeve tona.
Unë dua t'ju falenderoj për mbështetjen Tuaj ndaj përpjekjeve tona në Afganistan dhe Siri si dhe për punën Tuaj në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan.
Do të doja gjithashtu të rikonfirmoj mirënjohjen time për bashkëpunimin e qeverise suaj në lehtësimin e transferimit të të burgosurve të Guantanamo Bay dhe banorëve te Hurriya Kamp.
Këto janë çështje të rëndësishme dhe ne e vlerësojmë mbështetjen e fortë të Shqipërisë.
Ndersa Ju kaloni në rolin Tuaj si një anëtar i rëndësishem i opozitës, unë e di se Ju do të mbeteni i angazhuar pozitivisht në proçesin e ndërtimit të kauzës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Shqipëria ka nevojë për një opozitë efektive dhe konstruktive që fokusohet në zhvillimet e vendit dhe punon me qeverinë e re për të prodhuar rezultate të prekshme për popullin shqiptar.
Me lejoni t'Ju bëj urimet e mia më të mira për sukses të madh dhe lumturi në të gjitha përpjekjet tuaja në të ardhmen. Sinqerisht, Barack Obama.
Kjo letër vjen pas një vizite disaditore në SHBA të Kryeministrit aktual Edi Rama, gjatë të cilës ai u takua edhe me Presidentin Obama dhe mori garancinë për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.7%
Vota total: 609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese
28 Nëntor, 14:38
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…
28 Nëntor, 14:37
-
Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)
28 Nëntor, 14:20
-
Vlorë/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit në SHBA dhe Europë
28 Nëntor, 14:19
-
112 vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Tiranë
28 Nëntor, 14:13
-
Renditja e re në FIFA/ Kombëtarja në vendnumëro, mbetet e 65-ta në botë! Kosova shkruan historinë, ndodhet e 99-ta
28 Nëntor, 14:06
-
Dosja/ ‘Ne i arrestojmë, ajo i liron!’, Artan Hoxha dyshohet se ‘shiti’ te Suel Çela policin që denoncoi për lirim trafikantësh gjyqtaren Pajtime Fetahu
28 Nëntor, 13:54
-
112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër
28 Nëntor, 13:46
-
Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit
28 Nëntor, 13:43
-
Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit! Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij
28 Nëntor, 13:29
-
'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit
28 Nëntor, 13:21
-
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, dështoi tenderi për organizim
28 Nëntor, 13:20