SHBA - Një zarf anonim me substanca të dyshimta i është dërguar sot, Presidentit amerikan Barak Obama. Po sot, një tjetër zarf i është dërguar senatorit republikan të Mississipit, Roger Wicker, e cila përmbante ricin, një helm vdekjeprurës. Lajmi është konfirmuar nga Senatori Dick Durbin para gazetarëve pasi një grup ligjvënësish u informuan nga FBI-ja.
Zyrtarët thanë se letra mbante pullën postare të Memphisit dhe për fatin e mirë, askush nuk është ekspozuar ndaj rrezikut që paraqiste substanca që është gjetur në letër.
Të gjitha zarfet që dërgohen në adresë të Kongresit amerikan kontrollohen që nga viti 2001, kur Senati u bë një nga objektivat e parë të sulmeve me helm. Atëherë, dy zarfe iu dërguan dy senatorëve dhe dy zyrave të mediave të senatit, një në New York dhe tjetra në Florida.
Ekspertët thanë se ricini është një lloj helmi që shkakton vdekjen e njerëzve nëse ata vihen në kontakt në sasi të konsiderueshme të tij.
/Shqiptarja.com