JORDANI - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka premtuar 200 milionë dollarë ndihmë për Jordaninë, shumë që do të përdoret për qindra-mijëra refugjatë sirianë.

Deklarata e Obamas u bë pas takimit, që kreu i Shtëpisë së Bardhë zhvilloi me Mbretin Abdullah të Jordanisë në Aman.

Obama tha se do të kërkojë nga Kongresi, që të sigurojë fondet ku në Jordani strehohen më shumë se 450 mijë refugjatë, të cilët janë larguar nga lufta civile në Sirinë fqinje që prej fillimt të konfliktit në 2011.

Me tej Obama tha se këto fonde do të mund të ndihmonin në sigurimin e shërbimeve bazë për jetesë në kampet e refugjatëve përgjatë kufirit Jordani-Siri.

Deri tani SHBA-ja është i vetmi donator më i madh i huaj për refugjatët sirianë.

Gjithashtu presidenti Obama ka shprehur shqetësimin e tij se Siria mund të bëhet një enklavë e ekstremizmit, pasi të marrë fund sundimi i presidentit Bashar al-Assad.

Me vizitën në Jordani, Obama përfundon turneun e tij në Lindjen e Mesme, i cili ka përfshirë Izraelin dhe Bregun Perëndimor palestinez.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)