Obama në Vietnam: Pas 50
vitesh hiqet embargoja e armëve

Obama në Vietnam: Pas 50<br />vitesh hiqet embargoja e armëve
Presidenti Barack Obama deklaroi se do të hiqet plotësisht embargoja e shitjes së armëve më Vietnamin dikur armik i saj.

Gjatë vizitës së rij në shtetin komunist dhe gjatë takimit me liderët e Vietnamit kreeu i shtëpisë së bardhë se masa e ndërmarrë i jep fund një gjurme të luftës së ftohtë.
 
Ai shtoi se të dyja shtetet kanë treguar dhe kanë zhvilluar një nivel të caktuar besimi dhe bashëkëpunimi.

Vizita e tij vjen 41 vite pas mbarimit të luftës së Vietnamit, në të cilën Shtetet e Bashkuara synonin të parandalonin pushtimin e Vietnamit Jugor nga komunistët.
Nga ajo luftë mbetën të vdekur miliona civilë vietnamezë, luftëtarë komunistë dhe ushtarë të Vietnamit Jugor, ashtu sikurse edhe 58 mijë ushtarë amerikanë. 

Embargoja ishte vendosur në viti 1975 e shumë prej kritikëve e kanë parë këtë nismë si një taktikë anti kineze.

Por këto zëra janë shuar nga Shtëpia e Bardhë e cila në një deklaratë për mediat tha se ky vendim nuk ka të bëjë me cështjen kineze.

Në fakt heqja e embargos erdhi në mënyrë graduale, shba gjatë admi9nistrimit të obamës kanë autorizuar një eleminim të pjesshëm në fund të 2014 duke lejuar shitjen e pajisjev etë mbrojtjes.

Edhe më parë në vitin 1994 amerika kish hequr embargo ekonomike, e para 21 vitesh në 1995 u vendosën marrëdhenie normale diplomatike.

Presidenti i Vietnamit Tran Dai Quang shprehu vlerësimin e tij për këtë vendim.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar