Obama: Nëse Trump s'menaxhon
rrjetet imagjinoni kodet bërthamore

Obama: Nëse Trump s'menaxhon<br />rrjetet imagjinoni kodet bërthamore
Stafi i kandidatit republikan vendosi që vetëm pak orë para votimeve, Trump të mos menaxhojë rrjetin social twitter.
 
Sipas asaj çka shkruan New York Times citohet se kandidati e përdorte profilin e tij në mënyrë të shkujdesur.
 
Sfati i merr këto masa pikërisht për të ndaluar manjatin e papërmbajtur i cili edhe në orët e fundit të fushatës mund të bëjë deklarata të cilat i shokojnë të gjithë. E në këto orë decisive çdo fjalë mund të ndikojë në votat e amerikanëve.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i presidentit në ikje Barak obama. " Siç duket Trump nuk di të menaxhojë një llogari në Twitter imagjinoni të ketë në dorë kodet bërthamore." u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë gjatë një fjalimi në Florida. 

Gjatë tubimit elektoral në Obama i kërkoi votuesve të këtij shteti kyç të dalin masivisht në votime të martën.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Rebelët ‘gjueti’ emigrantësh në Angli! Sulmohen hotelet e azilkërkuesve, xhamitë e dyqane

Rebelët ‘gjueti’ emigrantësh në Angli! Sulmohen hotelet e azilkërkuesve, xhamitë e dyqane