Barack Obama është bërë të enjten presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara në detyrë që viziton një burg amerikan.
Ai ka shkuar në burgun federal të El Reno, në Oklahoma, në jug të vendit, ku ka dhënë një intervistë për një dokumentar mbi reformën e burgjeve.
Vizita e tij synon të hedhë dritë mbi të metat në sistemin e burgjeve, ndër më të kushtueshmit dhe më të mbipopulluarit në botë, shumë larg Kinës e Rusisë.
Sipas the News York Times, Obama planifikon të zbut dënimet e dhjetëra autorëve jo të dhunshëm të drogës në burgun federal para se ai të largohet nga zyra e presidentit.
SHBA-ta ka njërën nga normat më të larta të burgosjes në botë, nëse jo të parën. Në një fjalim të mbajtur në prill, Hillary Clinton vuri në dukje se derisa vetëm pesë për qind e popullatës së botës jeton në Amerikë, vendi është shtëpi e 25 % të të burgosurve në botë,-shkruan The Independen.
Pasi Gjykata Supreme efektivisht legalizoi marrëveshjen e homoseksualëve dhe votoi për të ruajtur një aspekt kyç të fushatës Obama-Care, tani presidenti amerikan Barack Obama la të kuptohet se ai do të bëjë reforma në drejtësi penale, që do të jetë në fokus përgjatë këtyre muajve të fundit të presidencës së tij.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com