Obama supersticioz, luan
basketboll ditën e zgjedhjeve

Obama supersticioz, luan<br />basketboll ditën e zgjedhjeve
SHBA– Në ditën e zgjedhjeve, Barack Obama ka luajtur basketboll, një ritual që ai ndjek në formë supersticioni sa herë votohet në SHBA.

Disa orë pas fillimit të zgjedhjeve për të përzgjedhur pasardhësin e tij Hillary Clinton apo Donald Trump, presidenti amerikan vendosi të shkojë në Fort McNair, bazë ushtarake në periferi të Uashingtonit, për një ndeshje basketbolli me miqtë.

Në 2008-ën dhe në 2012-ën, Barack Obama ka luajtur basketboll ditën e zgjedhjeve, në bastionin e tij në Çikago, për të thyer orët e gjata të pritjes.

Ai përdori të njëjtin ritual gjatë procesit të gjatë të paraprakeve në përzgjedhjen e fituesit në mesin e demokratëve që e vuri përballë Hillary Clinton.

Respektimi i përpiktë i kësaj tradite atij deri më tani i ka sjellë fat presidentin amerikan.
(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve

Vangjel Tavo i përgjigjet Gjikurisë: Votuesit me kartë të skaduar ishin të mitë dhe të tutë! Rezultati, produkt i vullnetit të qytetarëve