Obama: Të bëjmë gjithcka që ISIS
të mos sigurojë armët nukleare 

Obama: Të bëjmë gjithcka që ISIS<br />të mos sigurojë armët nukleare 
“Duhet të bëjmë të pamundurën për të ndaluar grupet terroriste që të prodhojnë armë bërthamore.” Ishte kjo deklarata që dha kreu i Shtëpisë së Bardhë Barack Obama gjatë Samitit mbi Sigurinë Bërthamore që po zhvillohet në Uashington. Ai i ftoi udhëheqësit botëror   për të ndarë më shumë informacion për të parandaluar sulme të reja.
 
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka nxitur liderët botërorë të bëjnë më shumë për sigurinë e impianteve bërthamore, në mënyrë që të parandalohen grupet terroriste si Shteti Islamik që të fitojnë  materiale të nevojshme për të prodhuar një armë bërthamore. 

Obama tha se ka një kërcënim të vazhdueshëm prej terrorizmit bërthamor, pavarësisht progresit të bërë në reduktimin e risqeve të tilla. Por, ai këmbënguli sërish se “ne nuk mund të jemi të vetëkënaqur”.

“Nuk ka aspak dyshim se, nëse këta ‘të çmendur’ do të shtien në duart e tyre një bombë bërthamore apo një material bërthamor, ata me siguri do ta përdornin atë për të vrarë sa më shumë njerëz të pafajshëm të ishte e mundur - tha Obama. - Kjo gjë do të na e ndryshonte botën”.

Ndërsa akordin me Iranin sa i përket armëve bërthamore Obama e konsideroi një fillim të mbarë.Mosbindja e Koresë në fushën e bërthamoreve ka qenë gjithashtu ndër çështjet kryesore të axhendës.

Bojkoti nga Presidenti rus, Vladimir Putin, jo i gatshëm për t’iu bashkuar një samiti të dominuar nga Shtetet e Bashkuara shton edhe më tej dyshimet nëse ky takim do të përfundojë me vendime madhore.

Gjatë takimit Obama ka shprehur qëndrimin tij sa i përket lirisë së shtypit në Turqi duke thënë se zhvillimet e fundit po e cojnë vendin në një udhëkryq.

Obama ka mikpritur më shumë se 50 udhëheqës botërorë, në të katërtin dhe të fundit samit të fokusuar në përpjekjet për të mbyllur në ambiente të sigurta materiale atomike të prekshme, për të parandaluar kështu të ashtuquajturin terrorizëm bërthamor. 

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim