Presidenti amerikan, Barack Obama i telefonoi sot Donald Trumpit për ta përshëndetur për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe i shprehu admirimin e tij për fushatën solide që zhvilloi në mbarë vendin, sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë. Kjo fitore i hap rruge edhe procesit te transferimit të procesit të kalimit të pushtetit tek biznesmeni miliarder në janar të vitit të ardhshëm.
Siç shkruajnë mediat e huaja, Obama gjithashtu ka telefonuar edhe kandidaten Hillary Clinton duke i shprehur “admirimin për fushatën e fuqishme që ajo zhvilloi në krejt SHBA-të”, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
Presidenti aktual e ka ftuar Presidentin e sapozgjedhur për ta takuar në Shtëpinë e Bardhë këtë të enjte qe te diskutojnë lidhur me kalimin e pushtetit.
Trump zyrtarisht do të bëjë betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar.
Ndërkohë sot Obama pritet të japë një deklaratë për mediat ku do të flasë lidhur me rezultatet e zgjedhjeve dhe hapat që vendi do të marr pas një sezoni të ashpër elektoral.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com