Obama-Trumpit:Do bëjmë gjithçka
që të keni sukses në interes të vendit

Obama-Trumpit:Do bëjmë gjithçka<br />që të keni sukses në interes të vendit
Do të bëjmë çdo gjë që të keni suksese, sepse nëse ju keni sukses edhe vendi ka sukses. Kështu është shprehur Barack Obama pas një takimi me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Trump tha se takimi i planifikuar të zgjaste rreth 15 minuta ishte 1 orë e 30 minuta dhe nuk hezitoi të shtonte se do të kishte dashur që të kalonin më shumë kohë duke biseduar.

Ndrërsa Obama dhe Trump zhvillonin takimin në zyrën ovale, Melania Trump dhe Michelle Obama  qëndruan së bashku në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë.

"Çdokush trishtohet kur pala e tij humbet zgjedhjet. Në radhë të parë ne nuk  jemi demokratë apo republikanë, jemi amerikanë. Në radhë të parë ne jemi patriotë dhe ajo që duam është më e mira për vendin tonë. Vendi ka nevojë të jetë i bashkuar. Do të bëjmë çdo gjë që tu ndimojmë të keni sukses sepse nëse keni sukses edhe vendi ka sukes", tha Obama.

"Nuk ishim takuar më përpara por kam respekt të madh për Obamën . U planifikua të rrinim 10 ose 15 minuta por takimi zgjati 1 orë e 30 minuta e do të doja të kishte zgjatur më shumë", 
është shprehur Trump.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe