Obama-Trumpit: Mos e drejto 
Shtëpinë e Bardhë si bizneset 

Obama-Trumpit: Mos e drejto <br />Shtëpinë e Bardhë si bizneset 
Kur kanë mbetur dhe 12 ditë nga ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Donald Trump, është Barack Obama ai që i tërheq vëmendjen pasardhësit të tij. 

Obama, thotë se e ka këshilluar pasardhësin e tij Donald Trump që të mos tentojë të drejtojë Shtëpinë e Bardhë ‘në mënyrën siç do ta menaxhonte biznesin e tij familjar’.

Në një intervistë për ABC Neës, Obama tha se Trump duhet “respektojë” institucionet amerikane.

Pasi keni dhënë betimin, ju tani jeni në krye të organizatës më të madhe në tokë”, u shpreh Obama.

Ai tha se ka një ndryshim në mes të qeverisjes dhe fushatës.

Ka kryeqytete botërore, tregje financiare dhe njerëz nga e gjithë bota të cilët e marrin seriozisht atë që thotë zoti Trump”, ka thënë Obama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf