IZRAEL - Në ditën e fundit të vizitës së tij në Izrael, presidenti amerikan Barack Obama ka vizituar Yad Vashem, memorialin kushtuar gjashtë milionë hebrenjve, që u vranë nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.
Obama gjithashtu vizitoi edhe varrin e themeluesit të sionizmit modern, Teodor Herzl, si dhe varrin e Kryeministrit izraelit Yitzhak Rabin, që është bërë një simbol i procesit të paqes në Lindjen e Mesme.
Analistët politikë thanë se vizita e Obamës është, që të korrigjonte atë cfarë kishte thënë në një fjalim në Kajro në vitin 2009, ku argumentoi, që legjitimiteti i popullit hebre erdhi nga Holokausti.
Obama ka tentuar të fitojë mbi skepticizmin e publikut izraelit gjatë udhëtimit të tij, duke i siguruar ata për mbështetjen e plotë të SHBA-s në kohën e rritjes së tensioneve me Iranin mbi ambiciet e tij bërthamore dhe ankthit lidhur me luftën civile në Siri.
Më pas Obama do të udhëtojë për në Jordani, në ndalesën e fundit në Lindjen e Mesme.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com