Obeziteti e sëmundjet
e zemrës tek fëmijët

Obeziteti e sëmundjet <br />e zemrës tek fëmijët
Metoda, gjerësisht e përdorur për përcaktimin e obezitetit tek adultët, është indeksi i masës trupore. Sipas tij, indeksi midis 25-30 përcakton ata pesona që janë mbipeshë, ata nga 30-35 kategorizohen si obezë dhe mbi 35 klasifikohen si obezë të rëndë. Fëmijët kanë një strukturë tjetër trupore pasi janë më të vegjël dhe rriten me shpejtësi. Në vitin 2000, Task-Forca Internacionale e obezitetit përcaktoi kufinj të rinj për pacientët e vegjël. Ato varen jo vetë nga mosha e fëmijës, por edhe nga gjinia. Kjo varion nga vendi i origjinës. Prevalencën më të lartë të obezitetit tek fëmijët në Europë e zë Mesdheu. Lexono intervistën me Joana Kist-van Holthe, pediatre dhe kërkuese në Institutin EMGO, Qendra Universitare Spitalore, Amsterdam, Hollandë

Çfarë përcakton obezitetin tek fëmijët?
Kjo është një pyetje shumë e mirë kur të duhet të krahasosh prevalencën e obezitetit për vende të ndryshme. Metoda, gjerësisht e përdorur për përcaktimin e obezitetit tek adultët, është indeksi i masës trupore. Sipas tij, indeksi midis 25-30 përcakton ata pesona që janë mbipeshë, ata nga 30-35 kategorizohen si obezë dhe mbi 35 klasifikohen si obezë të rëndë.
Fëmijët kanë një strukturë tjetër trupore pasi janë më të vegjël dhe rriten me shpejtësi. Në vitin 2000, Task-Forca Internacionale e obezitetit përcaktoi kufinj të rinj për pacientët e vegjël. Ato varen jo vetë nga mosha e fëmijës, por edhe nga gjinia.

Sa fëmijë janë të prekur nga obeziteti?
Kjo varion nga vendi i origjinës. Prevalencën më të lartë të obezitetit tek fëmijët në Europë e zë Mesdheu. Për shembull: Greqia dhe Spanja ka 35-40% e fëmijëve të moshës nga 7 në 11 vjeç, të cilët janë mbipeshë, ndërsa rreth 12 % janë obezë. Këto janë statistika mjaft të ngjashme me të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku 35% e fëmijëve janë mbipeshë ndërsa 13% klasifikohen si obezë. Në vende të tjera të Evropës si në Lindje dhe Veri, prevalenca është më e ulët. Në Hollandë vetëm 14% e fëmijëve janë mbipeshë dhe vetëm 2 % e tyre, obezë. Britania e Madhe ka mbi 25% të fëmijëve me rreth 5% të tyre, obezë.

Cilat janë shkaqet kryesore të obezitetit në fëmijë?
Të gjithë i njohim dy arsyet kryesore. Fëmijët e sotëm ushqehen në mënyrë jo të shëndetshme: vakte me shumë yndyrna dhe karbohidrate, të shoqëruara me pije gazoze me shumë sheqer. Mungesa e një kulture sportive ose pak aktivitet fizik, fuqizon akoma më shumë rreziqet e kequshqyerjes. Për të ardhur keq është fakti se obeziteti është vënë re të ketë vlera më të larta në familjet me nivel socio-ekonomik të ulët, duke vënë theksin në rëndësinë e këtij fakori.

Pse mendoni që obeziteti tek fëmijët është gjithmonë në rritje?
Edhe pse të gjithë e dimë çfarë duhet të bëjmë për të shmangur obezitetin, është shumë e vështirë që praktikisht të ndryshojmë stilin tonë të jetesës dhe atë të fëmijëve tanë. Ndryshimi i rutinës së përditshme, që konsiston në një dietë të shëndetshme dhe evitimin e një jete sedentare, duhet të përbëjë qëllimshmërinë e çdo familjari.

Deri në çfarë mase mund të akuzojmë ushqimin e shpejtë për rritjen e epidemisë së obezitetit tek fëmijët?
Kjo është një përgjigje e veshtirë. Ka një lidhje të qartë ndërmjet konsumimit të ushqimit të shpejtë dhe epidemisë së obezitetit. Gjithsesi ky ngelet vetëm një faktor risku, ndër shumë të tjerësh. Jeta sedentare është shumë e rëndësishme në fëmijëri. Orë të tëra pasive para televizorit duke ngrënë patatina e ushqime të tjera hiperkalorike, përbëjnë patjetër faktorë përkeqësues së obezitetit. Nëse duam që fëmijët tanë të lëvizin më shumë ata duhet të kenë më shumë akses dhe infrastrukturë rrotull ambjenteve të banimit për të kryer aktivitete jashtë shtëpisë. Gjithashtu, këshillohen prindërit që të ecin në këmbë ose me biçikletë, në vend të marrjes së autobuzit, për të shkuar në shkollë.

Sa ndikon popullariteti i lojrave kompjuterike në epideminë e obezitetit tek fëmijët?
Jeta sedentare, si të parit televizor për orë të gjata, është një faktori rëndësisëm risku për obezitet. Të parit televizor është akoma më e rëndë se të luajturit ne kompjuter. Kjo pasi gjatë lojrave në kompjuter, fëmijët kanë tendencën të lëvizin pak më shumë duke shkurtuar kohën e pasivitetit.

Pse është obeziteti i fëmijëve kaq problem?
Obeziteti tek fëmijët ka efekte negative afatshkurtra. Përgjithësisht ato janë psikologjike. Fëmijët obezë janë më të prirur të bëhen pre e shakave dhe lojrave të moshatarëve duke u tallur apo duke u vënë në lojë. Depresioni mund të jetë shoqërues i kësaj gjendjeje. Në efektet afatgjata, obeziteti mund të ndikojë në zhvillimin e komplikimeve si hipertensioni, sëmundje të tjera kardiovaskulare, sëmundje të mëlçisë, diabeti etj.

Sipas kërkimi tuaj, 2 në 3 fëmijë me obezitet të rëndë kanë rezultuar të kenë të paktën një faktor risku për sëmundje të zemrës. Çfarë faktorësh të tjerë zbuluat nga studimi?
2 në 3 fëmijë me obezitet të rëndë kanë faktorë risku kardiovaskular. Kjo është e papranueshme pasi në moshën e tyre, nuk duhet të ketë asnjë. Faktori i riksut më predominues që u gjet, ishte hipertensioni: më shumë se gjysma e fëmijëve obezë të rëndë vuanin nga hipertensioni. Në popullatën normale kjo duhet të ishte më pak se disa përqind. Befasuese dhe e trishtueshme të njëjtën kohë, ishte të zbulonim që këto rezultate u gjendën tek fëmijët nën moshën 12 vjeçare. Gjithashtu, këta fëmijë kishin nivele të larta të yndyrnave dhe kolesterolit si dhe në më shumë se 14% të tyre u gjetën nivele të larta të glukozës.

Mund të na thoni diçka më shumë rreth sëmundjeve të zemrës dhe kë prekin më shumë?
Sëmundjet e zemrës preferojnë ë shumë të prekin individët në moshë të mesme dhe të vjetër. Për një pediatër, të marrë vesh që një fëmijë me obezitet të rëndë ka faktorë risku kardiovaskularë është me të vërtetë shokuese. Çdo njeri prej tyre ka të paktën një risk si për shembull hipertensionin apo nivelet e larta të kolesterolit. Tensioni i lartë çon në formimin e aterosklerozës, e cila nga ana e saj mund të komplikohet me sëmundje të zemrës, veshkave dhe cerebrovaskulare.

Në çfarë moshe pritet që një fëmijë obez të shfaqë sëmundje të zemrës?
Kjo është një pyetje e vështirë për tu përgjigjur dhe varet nga gjendja e këtyre fëmijëve në stadet e mëvonshme të jetës: nëse kthehen në një peshë normale, risku për sëmundje kardiovaskulare ulet; nëse vazhdojnë të mbeten obezë edhe në adultëri, do të shfaqin, me propabilitet të lartë, sëmundeje të zemrës, të veshkave apo diabet në një moshë të hershme.

Cila është e ardhmja e kësaj epidemie gjithmonë e në rritje?
Epidemia e obezitetit është akoma në rritje e sipër. Në Hollandë, studimi i fundit i 2009 tregoi që 14% e fëmijëve ishin mbipeshë. Studimi përpara tij, ai i viteve 1980, rezultoi të ishte rreth 9-10%.
Zgjidhja do të ishtë krijimi i një komuniteti, ku të gjithë të jenë të përfshirë për të luftuar epideminë e obezitetit. Politikat shëndetësore duhet të ndërhyjnë edhe në ato vendore për ndërtimin e më shumë hapsirave të gjelbra apo këndeve të lojrave për fëmijët. Duhet që industria e ushqimit dhe struktura të tjera të prodhimit dhe reklamimit të saj të promovojnë ushqimet e shëndetshme për fëmijët.
Gjithashtu shkolla duhet të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces, jo vetëm në furnizimin e pikave të shitjes pranë tyre me ushqime të freskëta dhe të shëndetshme, por gjithashtu edhe në programet e edukimit në shkolla për mënyrën e përzgjedhjes së ushqimeve dhe promovimin e kulture sportive. Mbi të gjitha, aktorët kryesorë të kësaj fushate janë prindërit, të cilët duhet të sigurojnë një ambjent të shëndetshëm për fëmijët e tyre.

Marre nga suplementi ALMEDICUS

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashka Ortodokse në Vlorë/ Qytetarët mblidhen në kishën e Shën Theodhorit, At Konstandin Prifti drejton meshën

Pashka Ortodokse në Vlorë/ Qytetarët mblidhen në kishën e Shën Theodhorit, At Konstandin Prifti drejton meshën