Obeziteti: Gjendet “depozita”
sekrete e indit dhjamor!

Obeziteti: Gjendet “depozita”<br />sekrete e indit dhjamor!
TIRANE- Kërkuesit e Universitetit Politeknik të drejtuara nga Saverio Cinti kanë zbuluar që qelizat endoteliale janë “depozitat” e qelizave burimore të indit dhjamor. Ky është një kërkim i cili ka zgjatur për vite me rradhë dhe që i hap dyert terapive të reja kundër obezitetit, diabetit dhe aterosklerozës.

“Kemi identifikuar qelizën prej së cilës merr origjinën adipociti ( qeliza dhjamore), ndërsa deri më sot ishim në errësirë të plotë mbi origjinën e tyre” , thotë Saverio Cinti. Qelizat burimore të indit dhjamor kanë një rëndësi shumë të madhe “karakterizohen nga aftësi rigjeneruese të larta”. E reja është se tani njihet prejardhja e tyre, fakt ky që na e bën më të thjeshtë të kuptojmë mekanizmin adrenergjik nëpërmjet të cilit, i stimuluar nga i ftohti, indi i bardhë adipoz transformohet në kaf.

Te kafshët, në fakt kur temperatura ulet, qelizat e bardha kthehen në kafe për t’i mbrojtur ato nga obeziteti dhe diabeti. “Është dhe një e re tjetër- shton Cinti- që hap fusha të reja interesante: zbulimi i një hormoni : Irisina- i prodhur nga muskujt i cili gjatë aktiviteteve fizike hyn në qarkullimin e gjakut dhe ka një ndikim të madh transformues mbi qelizat dhjamore”. Objektivi është të kuptojmë mekanizmat molekulare thelbësore për të luftuar obezitetin. Kjo do të lehtësojë studimin e elasticitetit të indit dhjamor, se si ndodh riprogramimi i këtyre qelizave dhe kthimi i tyre nga të bardha në kafe. Rimodelimi i programit të saj gjenetik, do të thotë se mund të kontrollojmë elasticitetin e indeve për të krijuar trajtime të reja mjekësore.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza