/ATSH/- Komuna e Obiliqit njihet si komuna më e ndotur e Kosovës. Objekti i KEK-ut, i cili gjendet në këtë qytet shkakton dëme të mëdha të ambientit dhe e bën më të vështirë jetën e qytetarëve aty.
Po ashtu edhe depo e Mirashit ku bëhet grumbullimi i bërllokut, bën që ambienti i kësaj komune të jetë shumë i ngarkuar me gjëra që e ndotin atë.
Përveç kësaj, janë krijuar edhe shumë depo ilegale. pavarësisht situatës së rëndë Komuna e Obiliqit ka marrë disa aksione për përmirsimin e mjedisit.
Ditëve të fundit në këtë komunë janë mbjell mbi 3 mijë drunj, gjë që shënon edhe mbjelljen më të madhe që është bërë ndonjëherë në këtë komunë.
Arben Berisha, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e Ambientit në këtë komunë, thotë se ata janë duke u munduar që në çdo mënyrë ta zbusin gjendjen mjedisore, e cila është shumë e rëndë në qytetin e Obiliqit.
"Kemi mbi 3 mijë drunj që ka ndryshuar edhe hyrjen edhe daljen e qytetit të Obiliqit, për mbi 20 kilometra drunj që kemi mbledhur nëpër fshatra dhe në rrugën kryesore Obiliq deri në dalje të fshatit Milloshevë dhe jemi përpjekur që sado pak të zbusim gjendjen mjedisore në Obiliq", tha Berisha.
Ndërsa, për të vazhduar me projektet e pastrimit dhe përmirësimit të gjendjes mjedisore në Obiliq, për ditën e Tokës do të merret një aksion për eliminimin e depove ilegale, të cilat janë të shumta në këtë komunë.
Po ashtu, sipas Berishës, ata së bashku me KEK-un janë duke punuar në përmirësimin e ndotjes së ajrit. /Kosovapress/
/Shqiptarja.com