Objektet e Isa Boletinit ekspozohen
 në Muzeun Historik Kombëta

Objektet e Isa Boletinit ekspozohen<br /> në Muzeun Historik Kombëta
100-vjetori i ndarjes nga jeta të Heroit të Popullit Isa Boletini është përkujtuar sot në Muzeun Historik Kombëtar dhe me këtë rast janë ekspozuar edhe objektet e tij.
 
Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi përshëndeti të ftuarit dhe gjatë kumtesës “Objektet e Isa Boletinit në Muzeun Historik Kombëtar“  tha se, “Jemi mbledhur sot për të kujtuar një nga figurat e ndritura të kombit shqiptar, Isa Boletinin, i cili nga atdhedashuria sakrifikoi jetën e tij,"
 
 Muzeu Historik Kombëtar ka të ekspozuara disa objekte të Isa Boletinit, ndër të cilat janë xhamadani dhe një revolver me mulli, i tipit Gasser, model 1873, të cilat janë përdorur nga Isa Boletini.

isa boletini
 
Pas vrasjes së Isa Boletinit nga forcat malazeze Adem Boletini i mori objektet e tij dhe i fshehu në murin e shtëpisë së Hasan Bekteshit nga Shkodra, i cili ishte i vjehrri i Isa Boletinit.
 
Në maj të vitit 1982, pas shembjes së shtëpisë së Hasan Bekteshit, objektet dolën në dritë dhe iu dhuruan Muzeut Historik Kombëtar. Kohë pas kohe Muzeut Historik Kombëtar i janë dhuruar edhe disa objekte të tjera që janë përdorur nga Isa Boletini.
 
Një ndër to është edhe ora e dorës, e cila në pjesën e brendshme të kapakut janë gdhendur fjalët: “Isa Boletini 1815-1899”. Mendohet se viti 1815 lidhet me ngritjen e Manastirit të Sokolicës, ndërsa 1899 është viti kur ora iu dhurua Isa Boletinit nga i pari i manastirit në atë kohë.

Objektet e Isa Boletinit

Shpata e Isa Boletinit, si edhe një pipë prej argjendi e përdorur prej tij ndodhen gjithashtu në muze. Pipa iu dhurua muzeut nga Isa Boletini (i riu), i nipi i Isa Boletinit.
 
Gjithashtu në Muzeun Historik Kombëtar gjendet një shtatore e Isa Boletinit, e cila ka autorësinë e skulptorit Shaban Hadëri. Prof.Dr. Fatmira Musai në fjalën e saj bëri një panoramë të veprimtarisë së Isa Boletinit, ku theksoi rolin në luftë për liri të Isa Boletinit dhe konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar.

Objektet e Isa Boletinit

Pasardhësi i familjes së Isa Boletinit, Adrian Boletini, falenderoi gjithë të pranishmit dhe Muzeun Historik Kombëtar për këtë organizim. Ai lartësoi figurën e stërgjyshit të tij, në luftën për liri të atdheut nga zgjedhja osmane dhe tregoi për historinë e kullës së Isës në Mitrovicë dhe udhëtimet e tij në Angli gjatë veprimtarisë së tij.
 
Ndërsa Petro Luarasi, djali i Skënder Luarasit, bëri një monografi të veprës së babait të tij kushtuar Isa Boletinit botuar në vitin 1968. Nga shkolla 9-vjeçare "Isa Boletini" në Tiranë, i pranishëm ishte një nxënës, i cili recitoi një vjershë kushtuar Heroit të Popullit Isa Boletini.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Mitet që theu dhe dueli që fitoi Altin Dumani

Ylli Pata: Mitet që theu dhe dueli që fitoi Altin Dumani