Objektet në rrugë, kreu i ARRSH:
Burg për ata që i rivendosin

Prej disa ditësh vijon pastrimi i akseve kombëtare nga tabelat dhe objektet e paligjshme nga i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Gjatë një inspektimi në aksin Shkozet-Plepa, kreu i ARRSH-së Afrim Qendro ka paralajmëruar se kushdo që i vendos sërisht tabelat ose objektet e paligjshme do të ndiqet penalisht.
 
“Po vazhdojmë aksionin për pastrimin e rrugëve kombëtare nga të gjitha tabelat, reklamat, mjetet informuese, kioskat dhe çka është shpallur që në fillim me planin e punës. Po mbarojmë aksin Tiranë-Durrës dhe Shkozet-Plepa. Dua tu bëj një thirrje të gjithë qytetarëve dhe gjitha bizneseve që të mos vendosin sërish këto që ne po i heqim ose të tjera. Nuk do të veprohet vetëm me heqje por do të ndiqen penalisht nëpërmjet denoncimit që do të bëjnë kompanitë e mirëmbajtjes që operojnë në të gjitha akset kombëtare”, u shpreh Qendro.
 
ARRSH dhe IKMT janë duke kryer evidentimin e objekteve të paligjshme në akset: Tiranë-Hani i Hotit, Tiranë-Vlorë, Tiranë- Kapshticë, Levan-kakavijë dhe Vlorë-Sarandë-Jorgucat. Aksioni për pastrimin e këtyre akseve pritet të nisin javët e ardhshme.

[gallery]24202[/gallery]
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi