Objektet pa leje, Gjermenji: Zgjidhje
arkitektonike, Boeri: Të shfrytëzohet 

Objektet pa leje, Gjermenji: Zgjidhje<br />arkitektonike, Boeri: Të shfrytëzohet 
32 arkitektë shqiptarë e italianë po studiojnë zgjidhjet për të përshtatur 400 mijë objektet pa leje të ndërtuara nga vitet 90’ me realitetin ekonomik e social shqiptar. Për arkitektin e njohur Stefano Boeri, studio e të cilit fitoi garën për hartimin e planit urbanistik të Tiranës, ndërtimet në dukje tërësisht të çrregullta, përfaqësojnë dëshirat dhe nevojat e secilës familje që i ka ndërtuar.

"Arkitektura e këtyre ndërtimeve na flet për projektimin e dëshirave të tyre në hapësirë. Kjo trashëgimi e përbërë nga mijëra pjesëza të shkëputura nga njëra tjetra mund të shfrytëzohet"-tha Boeri

stefano boeri

Ndërkohë që për Ministren Eglantina Gjermeni, legalizimi e urbanizimi I këtyre shtëpive, do të shoqërohet edhe me zgjidhjet e duhura arkitektonike.

ndertimet pa leje - boeri

32 arkitektët kërkojnë të çelim një diskutim për të zbuluar potencialin e këtyre strukturave dhe mundësinë e pështatjes së tyre me mjedisin, ekonominë e njerëzit.

ndertimet pa leje - boeri

ndertimet pa leje - boeri

"Të gjithë mund të marrim një spunto apo një lloj frymëzimi për ti parë ndërtimet informale ndryshe një përqasje e re kjo të cilën unë e vlerësoj dhe mendoj që arkitektët, profesionistët, zhvilluesit e kanë këtë përgjegjësi në shqipëri që ta transformojmë shqipërinë edhe nëpërmes këndvështrimeve të tyre krijuese."-thote Gjermeni

gjermeni

gjermeni

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria