Objektiv turistët e larguar nga Afrika
e Veriut, Rama: Duhet të përfitojmë

Objektiv turistët e larguar nga Afrika<br />e Veriut, Rama: Duhet të përfitojmë
Kryeministri deklaroi sot nga Gjiri i Lalzit se deri në 2016 Shqipëria arriti të hapë 51 mijë vende pune nga turizmi, por mundësia është për të krijuar 250 mijë vende pune vetëm në një periudhë prej 7-8 vitesh.
 
Rama theksoi se TVSH e turizmit u bë 6% nga qeveria, më e ulta në rajon dhe paratë që kursehen mund të investohen në këtë sektor nga investitorët.
 
"Në 2016 turizmi prodhoi 1.5 mld Euro, shtyllë e fortë ekonomike, kontributi u rrit me 200 mln euro, potencial inkurajues".
 
Sipas kryeministrit, objektiv është thithja e turistëve që shfrytëzonin Afrikën e Veriut, por që për shkak të konflikteve atje po kërkojnë një tjetër destinacion.
 
"Mund të përfitojmë nga gabimet e të tjerëve, jemi një konjukturë gjeopolitike që ka sjellë, që 100 mln turistë që shfrytëzonin vendet e Afrikës së Veriut kërkojnë destinacione të tjera për shkak të konflikteve atje".
 
Deklarata Rama i bëri gjatë inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e një resorti me 5 yje te Gjiri i Lalzit, i cili do të punësojë 1500 persona.
 
"Ky resort është një investim prej rreth 90 mln eurosh, do të punësohen 1500 persona dhe do të thyejë akullin për të tjerët" deklaroi Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët