'Objektiv vendi i parë në grup', Arbër Hoxha e Seferi: Ta nisim me fitore, me Gjorgjinë stadiumi të jetë plot

Kombëtarja të martën u stërvit për herë të parë me grupin e plotë të futbollistëve të thirrur për dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve, ndërsa futbollistët kuqezinjë deklarojnë se objektivi është i vendi i parë, si mundësi e vetme për të shpresuar të Botërori.

“Kjo është ndeshja ime e paë në Air Albania dhe u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që ta stërmbushin stadiumin. Është një kundërshtar shumë i fortë, duke patur parasysh se kanë lojtarë shumë cilësorë në përbërje. Besoj ne kemi disa ditë që të përgatisim ndeshjen dhe të fokusohemi që të arrijmë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Është një mundësi shumë e mirë për Botërorin dhe pse jo mos të jemi në vendin e parë,"-u shpreh Arbër Hoxha, futbollist i kombëtares.

Ndeshja e parë e kuqezinjve në Ligën e Kombeve do jetë kundër Ukrainës me 7 shtator në Pragë, ndërsa e kthimit më 10 shtator në Air Albania. Stadiumi kombëtar aktualisht po shkon drejt ezaurimit të biletave, teksa bileta në dispozicion për tifozët ka në 13 nga 57 tribuna gjithsej.

“Shpresojmë që në këtë ndeshjen e parë të dalim si fitimtar dhe pastaj të shohim për ndeshjen e dytë kundër Gjeorgjisë. Mezi po e presim ndeshjen në shtëpi. I bëj thirrje dhe lutje tifozëve, të cilët asnjëherë nuk kanë munguar, që stadiumi të jetë plot në këtë ndeshje,”-Taulant Seferi, futbollist i kombëtares.

Ukraina, ashtu si Shqipëria ishte pjesë e Evropianit 2024, por edhe pse janë përballur 6 herë kuqezinjtë nuk kanë arritur kurrë të fitojnë kundër tyre. Ukraina ka 5 fitore dhe 1 barazim.

Ne.k./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?