Obligacionet 5-vjeçare me normë fikse interesi do të kenë si datë të emetimit 8 majin, datë të maturimit 8 majin e vitit 2017 dhe shuma e përgjithshme e shpallur në ankand do të jetë 1 miliard lekë. Interesi i parashikuar si kupon vjetor fiks i ofruar nga ministria e Financave do të jetë 8.80% dhe do të paguhet çdo gjashtë muaj, përkatësisht në datat 8 nëntor dhe 8 maj për pesë vjet rresht. Sa u përket obligacioneve me afat 5-vjeçar me interes të ndryshueshëm, data e emetimit të tyre është 8 maji, data e maturimit 8 maji i vitit 2017 dhe shuma e përgjithshme e shpallur është 4.5 miliardë lekë.
Kuponi do të paguhet nga ministria e Financave çdo gjashtë muaj, përkatësisht në datat 8 nëntor dhe 8 maj. Në ankandin e fundit, obligacionet fikse 5-vjeçare u shitën me interes vjetor 9.5 për qind.
(sg/shqiptarja.com)