OBM: Shifër rekord e nivelit të gazrave me efekt serrë në vitin 2014

 /ATSH-AFP/ - Niveli i përqëndrimit të gazrave me fekt serrë ka shënuar një rekord të ri në vitin 2014, bëri sot të ditur në raportin e saj vjetor Organizata Botërore e Metereologjisë, një agjenci e OKB-së në Gjenevë.
"Çdo vit ne pasqyrojmë një rekord të ri në përqëndrimin e gazit me efekt serrë", tha drejtori i OBM-së, Michel Jarraud.
"Çdo vit ne themi se nuk ka mbetet më kohë e mjaftueshme përballë këtij fenomeni, prandaj duhet të ndërhyjmë në mënyrë urgjente për të ulur emetimin e gazit, për të patur një arsye më shumë për ruajtjen në një nivel të arsyeshëm të rritjes së temperaturave", vuri theksin ai në këtë raport

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social