O'Brien: Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj si çdo vend tjetër

O'Brien: Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj si çdo vend tjetër

James O’Brien

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shpërndarë një deklaratë të ndihmës Sekretarit, James O’Brien, i cili ka folur për përkrahjen e SHBA-së ndaj Kosovës.

“Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj si çdo vend tjetër. Po e bën këtë në një proces që është transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj pa kërcënuar fqinjët”, citohet të ketë thënë O’Brien, deklaratë kjo që është shpërndarë në rrjetin social Facebook në faqen zyrtare të ambasadës.

“1244 ngriti një proces politik për të diskutuar të ardhmen e Kosovës. Dhe ai proces u zhvillua dhe rezultoi në pavarësinë e Kosovës. Pra, Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e saj si çdo vend tjetër. Po e bën këtë në një proces që është transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj pa kërcënuar fqinjët. Kështu që unë mendoj se në tërësi është një lëvizje drejt stabilitetit në rajon. Dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim nga SHBA”, ka thënë O’Brien./KosovaPress

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë