Obsesioni, Cheryl Cole ka 2 mijë këpucë

Obsesioni, Cheryl Cole ka 2 mijë këpucë
Fiksimi ndaj këpucëve i Cheryl Cole ka arritur kulmin: këngëtarja ka zbuluar se ka vetëm dy mijë këpucë në dollapin e saj. A ju duket dëshpëruese ky fakt? “Më është dashur të hedh me keqardhje disa prej tyre sepse nuk kisha vend në dollap, por ndalova kur i numërova se më mbetën edhe plot 2 mijë këpucë. I mbaj ngado nëpër shtëpi : në banjë, dhenë kuzhinë, madje edhe në frigorifer mund të gjesh ndonjë palë”-thotë ajo duke qeshur. Këngëtarja dizenjon për linjën e saj StylistPick, por nuk rresht së bleri . “Kam shumë këpucë, por më pëlqen Louboutin janë të forta e të bukura dhe gjithmonë kam kënaqësinë të vesh ndonjë palë prej tyre”. Edhe pse ka shpesh dhimbje në këmbë gjatë mbrëmjeve të gjata, ajo nuk heq dorë nga këpucët me taka. “Unë vuaj me qetësi dhe ndihem shumë mirë kur mendoj se kam aq shumë sa nuk mjaftojnë”.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg