Sipas të njëjtit raport vetëm 28 vende, baraz me 7% të popullsisë botërore kanë një legjislacion të plotë mbi sigurinë rrugore në gjendje të përballojë pesë faktorët me të rrezikshëm: dehja, tejkalimi i shpejtësisë, mospërdorimi i kaskës për motoçiklistët, i rripave të sigurimit dhe ndenjëseve të përshtatshme për fëmijët.
Aktualisht, 59 vende (39% e popullsisë botërore) e kanë kufizuar shpejtësinë në qendrat urbane në 50 km në orë, ose edhe më pak, 89 vende (66%) kanë një legjislacion global mbi dhënien e makinës në gjendje të dehur, që e fikson nivelin e alkoolit në 0,05%, ose më pak, 90 vende (77%) kanë një legjislacion mbi përdorimin e kaskës dhe 111 vende (69%) kanë një legjislacion për përdorimin e rripit të sigurisë. Në fund, 96 vende (32% e popullsisë botërore) kanë një legjislacion për ndenjëset e fëmijëve në makinë.
(ad.ti/a.sh/shqiptarja.com)
