OBSH: Gjysma e popullsisë së Evropës do infektohet nga Omicron brenda 6-8 javësh

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se për 6-8 javët e ardhshme gjysma Europës do të jetë infektuar nga varianti Omicron i COVID-19. Shefi i OBSH për Europën, Hans Kluge tha në një konferencë për mediat se vala e infektimeve me omicron nga perëndimi po zhvendoset drejt lindjes, ku deri tani ka dominuar mutacioni i mëhershëm Delta. Përllogaritja e OBSH për situatën që do pasojë u bë në bazë të infektimeve që u shënuan në Europë javën e parë të 2022, ku rezluton se rastet e reja janë më shumë se dyfishimi i periudhës së dy javëve më parë.

Kluge tha se shtetet europiane dhe Azia Qendrore do të vazhdojnë të jenë nën presionin e lartë të përhapjes së virusit qe vjen nga vendet përendimore në drejtim të ballkanit e më gjerë. 

“Çdo shtet duhet të reagojë në bazë të situatës epidemiologjike, burimeve që ka në dispozicion, nivelit të vaksinimit dhe kontekstit social-ekonomik", shtoi Kluge.

Sipas studimeve të fudnit, Omicron nuk shkakton raste të rënda tek të infektuarit, krahasuar me variantet e tjera. Por Omicron përhapet shumë lehtë dhe mund të infektojë njerëzit edhe nëse janë plotësisht të vaksinuar.

Numri rekord i qytetarëve të infektuar po sjell një kolaps të sistemit shëndetësor.

Të hënën, Mbretëria e Bashkuar raportoi 142.224 raste dhe 77 vdekje nga COVID. Ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran, paralajmëroi javën e kaluar se spitalet do të përballen me vështirësi në muajin janar.

Në Evropën Lindore, Polonia raportoi se 100.000 njerëz kishin vdekur nga virusi në vend që nga fillimi i pandemisë. Polonia tani ka shkallën të lartë të vdekshmërisë në botë nga COVID-19, dhe pothuajse 40% e popullsisë së saj është e pavaksinuar.

Në Rusi, zyrtarja e lartë e shëndetit të konsumatorit Anna Popova tha në një takim të grupit të punës për koronavirusin e qeverisë se nëse nuk do merreshin kufizime nga qeveria, numri ditor i rasteve të reja me COVID atje mund të arrijë në 100.000. Shkalla ditore e infeksionit kohët e fundit ka pësuar një rënie. Zonja Popova tha se 305 raste me Omicron ishin zbuluar deri më tani, në 13 nga rajonet e vendit. Rusia ka regjistruar të paktën 311.281 vdekje dhe 10.5 milionë raste deri më tani.

Të hënën, firma farmaceutike Pfizer tha se do të jetë në gjendje të linçojë një version të vaksinës së saj që ofron mbrojtje të veçantë kundër Omicron dhe pritet të dalë në muajin mars. Ekspertët shëndetësorë thonë se ende nuk është e qartë nëse kjo është e nevojshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër