OBSH dërgon ndihmë shëndetësore për të arritur te 400 000 njerëz të prekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri. Organizata Botërore e Shëndetësisë po dërgon ekipe ekspertësh dhe fluturime me furnizime mjekësore në Turqi dhe Siri pas tërmetit shkatërrues të së hënës.
"Nevojat shëndetësore janë të jashtëzakonshme," tha Dr Iman Shankiti, përfaqësuesi i OBSH-së për Sirinë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgoi 72 tonë ndihma humanotare që përfshijnë furnizime kirurgjikale urgjenteqë do të përdoren për trajtime, për të dyja vendet e prekura nga tërmeti. Një fluturim i parë çarter u nis për në Turqi më 9 shkurt duke transportuar 37 tonë furnizime shpëtimi dhe një fluturim i dytë është planifikuar të dërgojë sot 35 ton furnizime në Siri.
Në total, këto furnizime nga të dy fluturimet do të përdoren për trajtimin dhe kujdesin për 100 000 persona si dhe për 120 000 ndërhyrje urgjente kirurgjikale në të dy vendet. Një fluturim i tretë është planifikuar të arrijë në Siri më 12 shkurt dhe pritet të transportojë 37 tonë furnizime shëndetësore emergjente për të arritur në 300 000 persona të tjerë.
“Këto furnizime shëndetësore që shpëtojnë jetë janë kritike për trajtimin e të plagosurve dhe ofrimin e kujdesit urgjent për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi në të dy vendet. Të mbijetuarit po përballen me kushte ngrirjeje, pasgoditje të vazhdueshme dhe akses shumë të kufizuar në strehim, ushqim, ujë, ngrohje dhe kujdes mjekësor. Jemi në një garë me kohën për të shpëtuar jetë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Lajmi kryesor:
Mbi 23 mijë viktima nga tërmetet në Turqi e Siri! Ka ende shpresë për të mbijetuarit! Damasku u thotë ‘po’ ndihmave ndërkombëtare
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ja si u arratis Assad nga Siria! Nga përdorimi i 2 avionëve tek ndihma e Turqisë
18 Dhjetor, 16:21
-
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
18 Dhjetor, 15:42
-
Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur
18 Dhjetor, 12:58
-
I burgosuri sirian që u ndihmua nga CNN, ishte ish-oficer i inteligjencës së regjimit të Assad-it
18 Dhjetor, 12:22
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor, 09:34
-
Netanyahu: Trupat izraelite do të kontrollojnë një zonë neutrale brenda Sirisë për një periudhë të pacaktuar
17 Dhjetor, 21:29
-
Protagonist si zëvendësues, Muçi nuk shmang dot disfatën e Besiktas! E mund Demirspori i Kurtulan (VIDEO)
17 Dhjetor, 11:56
-
Lufta në Siri/ Kreu i HTS, Abu Mohammed al-Jolani: Do shpërbëhen grupet e armatosura, ‘kontratë sociale’ me fetë! Rusia po largon forcat nga porti Tartus
17 Dhjetor, 09:14
-
Siriani që ka prekur zemrat e të gjithëve! Videoja e tij pushton rrjetin
16 Dhjetor, 16:41
-
I nxehtë përvëlues ‘pushton’ Australinë, temperatura arrijnë deri në 47 gradë celsius
16 Dhjetor, 16:10
-
VIDEO/ Bomba izraelite në Siri shkakton tërmet
16 Dhjetor, 16:06
-
Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Nënshkruhet kontrata me kompaninë turke
16 Dhjetor, 16:00