Mbi 23 mijë viktima nga tërmetet në Turqi e Siri! Ka ende shpresë për të mbijetuarit! Damasku u thotë ‘po’ ndihmave ndërkombëtare

TURQI- Numri i viktimave nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, tani i ka kaluar 23 mijë persona. Me këtë shifër të lartë të numrit të të vdekurve, tërmeti me magnitudë 7.9 ballë është në listën e 10 tërmeteve më vdekjeprurës gjatë 20 viteve të fundit. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të rrënojave për të mbijetuar, por shpresat po zbehen më shumë se katër ditë që nga tërmeti i parë.

Kushtet e ngrirjes kërcënojnë jetën e mijëra të mbijetuarve që tani janë pa strehim, ujë dhe ushqim.

Presidenti i Turqisë, Erdogan e quajti tërmetin "katastrofën e shekullit".

Një përpjekje e madhe ndërkombëtare ndihmash po rritet. Të enjten, Banka Botërore premtoi 1.78 miliardë dollarë ndihmë për Turqinë, duke përfshirë financimin e menjëhershëm për rindërtimin e infrastrukturës bazë dhe mbështetjen e të prekurve nga tërmetet, por përpjekjet e personelit të shpëtimit në terren po pengohen nga një numër pengesash logjistike, duke përfshirë mungesat e automjeteve dhe rrugët e shkatërruara.

Të enjten, ndihma e parë humanitare e OKB-së kaloi kufirin në Sirinë veri-perëndimore përmes vendkalimit Bab al-Haëa të Idlib. Kalimi është e vetmja mënyrë që ndihma e OKB-së mund të arrijë në rajon pa udhëtuar nëpër zonat e kontrolluara nga forcat qeveritare siriane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:45
Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri, mbi 23 mijë të vdekur

1675929879_turqi.JPG

Numri i të vdekurve është rritur në  23,252 dhe pritet të rritet sërish.  Numri i viktimave në Turqi pas tërmeteve të së hënës është rritur në 19,875, tha autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive të vendit, ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri është 3,377.

 

Ora 19:40
Turqi/ E moshuara 85-vjeçare shpëtohet pas 107 orësh e bllokuar në rrënoja

E moshuara, 85 vjeç, u shpëtua pas 107 orësh e bllokuar në rrënoja nga t tërmeti tragjik, nga i cili numërohen mbi 22 mijë viktima nga të dyja vendet e prekura.  Ky është momenti kur një grua e moshuar u tërhoq nga rrënojat e një pallati të rënë pas katër ditësh që ishte e bllokuar.  Gruaja, Zeynep, u shpëtua nga qyteti Adiyaman në Turqinë juglindore.

Pamjet e shpërndara nga Humanitarian Relief tregojnë 85-vjeçaren e ulur me një batanije të mbështjellë rreth gjunjëve ndërsa shpëtimtarët punojnë aty pranë.

Ajo është një nga qindra që janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Turqi që nga tërmetet që goditën të hënën.

 

 

???? The 107th hour and the never-ending struggle..

We rescued 85-year-old Aunt Zeynep alive from the rubble 107 hours after the earthquake ????

???? Adıyaman, Mara Neighborhood #earthquake pic.twitter.com/kTofdcS1ne

— Humanitarian Relief (@IHHen) February 10, 2023
Ora 17:58
Turqi/ Familja me gjashtë anëtarë mbijeton 101 orë nën rrënoja nga tërmeti tragjik

Një familje prej gjashtë anëtarësh ka shpëtuar pas 101 orëve nën rrënoja nga tërmeti tragjik i së hënës, i cili numëron më shumë se 22 mijë viktima. Burri, gruaja dhe katër fëmijët e tyre u shpëtuan pas një luftë të gjatë me të ftohtin.

Familja arriti të mbijetonte duke u grumbulluar së bashku në një “cep të vogël” ku futej ajri nën një ndërtesë të shembur në Iskenderun, provincën Hatay.

Ora 17:11
OBSH dërgon mjekë dhe furnizime në zonën e tërmetit në Turqi dhe Siri, synon ndihmë për 400 mijë njerëz të prekur nga tërmetet

OBSH dërgon ndihmë shëndetësore për të arritur te 400 000 njerëz të prekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri.  Organizata Botërore e Shëndetësisë po dërgon ekipe ekspertësh dhe fluturime me furnizime mjekësore në Turqi dhe Siri pas tërmetit shkatërrues të së hënës.

"Nevojat shëndetësore janë të jashtëzakonshme," tha Dr Iman Shankiti, përfaqësuesi i OBSH-së për Sirinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgoi 72 tonë ndihma humanotare që përfshijnë furnizime kirurgjikale urgjenteqë do të përdoren për trajtime, për të dyja vendet e prekura nga tërmeti. Një fluturim i parë çarter u nis për në Turqi më 9 shkurt duke transportuar 37 tonë furnizime shpëtimi dhe një fluturim i dytë është planifikuar të dërgojë sot 35 ton furnizime në Siri.

Në total, këto furnizime nga të dy fluturimet do të përdoren për trajtimin dhe kujdesin për 100 000 persona si dhe për 120 000 ndërhyrje urgjente kirurgjikale në të dy vendet.  Një fluturim i tretë është planifikuar të arrijë në Siri më 12 shkurt dhe pritet të transportojë 37 tonë furnizime shëndetësore emergjente për të arritur në 300 000 persona të tjerë.

“Këto furnizime shëndetësore që shpëtojnë jetë janë kritike për trajtimin e të plagosurve dhe ofrimin e kujdesit urgjent për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi në të dy vendet. Të mbijetuarit po përballen me kushte ngrirjeje, pasgoditje të vazhdueshme dhe akses shumë të kufizuar në strehim, ushqim, ujë, ngrohje dhe kujdes mjekësor. Jemi në një garë me kohën për të shpëtuar jetë”,  tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ora 16:21
Tërmeti tragjik në Turqi: Portieri turk Muslera duartrokitet nga të gjithë, me paterica shkon për të dhënë kontributin e tij për të prekurit

Turqia është mobilizuar për të ndihmuar zonat më të prekura nga tërmeti i tmerrshëm që ndodhi në kufirin me Sirinë dhe që deri tani ka çuar mbi 22 mijë vdekje të konfirmuara.

Artiste e futbollist, personazhe të njohur janë sensibilizuar për të dhënë ndihmën e tyre për të prekurit nga tërmeti. Futbolli është në krye të përpjekjeve për të ndihmuar duke dërguar veshje, ushqim dhe gjithçka të nevojshme. Futbollisti i kampionatit turk të futbollit si Fernando Muslera është një ndër më aktivët.

“Fanatik” e demostron këtë gjë me një foto, edhe pse me paterica, portieri shkoi në zonën e mbledhjes së fondeve për të dhënë kontributin e tij. 36-vjeçari uruguaian është lojtar i Galatasaray që nga viti 2011

 

Ora 15:41
Aktorja e njohur turke zhduket pas tërmetit, ndjekësit shfaqen të shqetësuar për gjetjen e saj

Pas tërmetit në Turqi , në orët e para të së hënës, 6 shkurt, lajmi për zhdukjen e  aktores Cansu Dere 42-vjeçare, e njohur për telenovela 'Dashuria e nënës' dhe 'Gruaja e mashtruar' po qarkullon në rrjet, por nuk është konfirmuar ende zyrtarisht asnjë lajm për vdekjen apo gjetjen e saj.

Ndjekësit e saj u shqetësuan pasi një video e TikTok raportoi vdekjen e saj. Megjithatë, nuk ka asnjë raport zyrtar për gjendjen e saj apo edhe të disa aktorëve të tjerë të njohur turq.

Disa yje turq si Cagri Citaanak dhe Melisa Asli Pamuk njoftuan në rrjetet sociale se anëtarët e familjeve të tyre ishin nën rrënoja pas lëvizjes dhe kërkojnë ndihmë për t'i shpëtuar .

Të gjitha aktivitetet sportive dhe rekreative janë anuluar. Ndërsa kryetari i Unionit të Producentëve Profesionistë të Filmit dhe Televizionit, Timur Savci, tregoi se po organizohen për të ndihmuar financiarisht për të ofruar “mbështetje për karvanët, gjeneratorët dhe ndihmat ushqimore”.

Disa aktorë kanë dhuruar para si İrem Derici, Aras Bulut İynemli, Kıvanç Tatlıtuğ, Mustafa Ceceli, Edis, Celil Nalçakan y Hakan-Derya Balta, entre otros más.

Ora 14:45
Përsëritet historia! Ashtu si babai i tij para 28 vitesh, greku shpëton nga rrënojat një 7 vjeçare në Turqi

Një punonjës grek i emergjencave civile ka shpëtuar një vajzë 7 vjeçare nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti në Hatay të Turqisë. Por ajo që e kthehu këtë në një ngjarje të rrallë është fakti se historia është përsëritur.

Në vitin 1995 Babai i specialistit të ri nga Greqia, Konstantinos Nikas kishte shpëtuar gjithashtu një të mitur pas tërmetit me magnitudë 6.1.

“I ati po e shikon me krenari Konstantinosin nga parajsa”, shkroi një nga miqtë e tij në Twitter. “Kur pashë Nikasin duke shpëtuar një fëmijë të vogël në Turqi, mu kujtua shoku im i vjetër, gjenerali i ndjerë Panagiotis Nikas që shpëtoi vogëlushin Andreas në tërmetin e Aigios”, vazhdonte postimi.

Ora 14:24
VIDEOLAJM/ Çahet toka pas tërmeteve vdekjeprurëse në Turqi, 300 km krisje dhe çarje e madhe

Toka është çarë për disa dhjetëra kilometra në Turqi pas tërmetit 7.9 ballë. Gazetari turk Ragip Soylu, ka publikuar pamjet nga toka e çarë.

The footage of the Turkey earthquake fault line pic.twitter.com/w5WppSakJW

— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) February 10, 2023

Katër ditë pas tërmetit të fortë që goditi Turqinë dhe Sirinë, numri i të vdekurve përkeqësohet dhe ka arritur në mbi 22,000 në total. Vetëm në Turqi ka tani 18,342 viktima. Një numër të cilit i shtohen të paktën 3500 vdekjet që shkaktoi tërmeti në Sirinë veriore. 

 

Ora 13:54
Fotoja e tij bëri xhiron e botës, babai që shtrëngonte dorën e vajzës së vdekur nën rrënoja: Po gërmoja me duar për ta shpëtuar por e humba

Babai i cili nuk lëshonte dorën e vajzës së tij e cila ishte nën rrënojat e tërmetit dhe më pas humbi jetën në qytetin e Kahramanmaras, foli për gazetën gjermane ‘Bild’.

49 vjeçari, Mesut Hançer tha se ishte përpjekur të gërmonte me duar në rrënoja por fatkeqësisht sërish nuk kishte arritur të shpëtojë vajzën e tij 15 vjeçare, Irmak. 

‘Isha duke punuar në furrë buke kur toka u drodh. E thirra gruan time menjëherë dhe ajo tha se dy vajzat dhe djali im ishin mirë. Por atë natë vajza ime më e vogël fjeti te gjyshja e saj. U përpoqa të gërmoja me duar për të shpëtuar princeshën time, por nuk munda ta nxirrja.’- tha ai.

Duke treguar se e ka telefonuar vajzën e tij, por nuk ka mundur të marrë përgjigje, babai i pikëlluar u shpreh: ‘U luta shumë, por fatkeqësisht humbëm! 

Fotografia e babait, i cili kishte veshur një xhaketë portokalli me një dhimbje të papërshkrueshme në fytyrë, u bë virale në rrjete sociale dhe pati një ndikim të madh në Turqi. 
 

Ora 13:04
VIDEO/ Operacioni i shpëtimit të motrave nën rrënojat e tërmetit të fuqishëm në Turqi, zjarrfikësit i vënë muzikë

Dy motra adoleshente janë shpëtuar në qytetin Kahramanmaraş 101 orë pas tërmetit të fuqishëm. Ayfer, 15 vjece dhe Fatma, 13 vjece u nxorën nga rrënojat pas një operacioni shpëtimi që zgjati 10 orë.

Zjarrfikësit zbuluan se kishte shenja jete përmes sensorëve sizmikë dhe teksa përpiqeshin të mbanin në jetë vajzën, i vunë muzikën që ajo i kërkoi. Ndërkohë i premtuan se do t’i jepnin akullore sapo të dilte jashtë.

Ora 11:38
Inspektim i dëmeve dhe i të prekurve nga tërmeti, Erdogan pritet të vizitojë sot Adiyaman dhe Malatyan

Erdogan pritet të vizitojë Adiyaman dhe Malatya gjatë ditës së sotme. Për të inspektuar përpjekjet e vazhdueshme të kërkimit, shpëtimit dhe ndihmës, Erdogan ka vizituar deri më tani Kahramanmaras, Hatay, Adana, Gaziantep, Osmaniye dhe Kilis, ku ka takuar edhe viktimat e tërmetit.

Erdogan të enjten tha se tërmetet në Turqinë jugore mund të përshkruhen si "katastrofa e shekullit", duke nënvizuar se shteti turk kishte mobilizuar të gjitha mjetet e tij për të ndihmuar viktimat.

Ora 09:35
Kërkimet për të mbijetuarit nga tërmeti, gruaja që rezistoi 83 orë nën rrënoja pyet zjarrfikësit: Doni kafe?

1676018381_14645639091kqidu3400831384370wyh656x492corrierewebsezionimasteroricropMASTER0x0.jpg

Teksa vijojnë kërkimet për banorët që kanë mbetur nën rrënoja prej tërmetit, në Gaziantep, dy vëllezërit 2 dhe 3 vjeç që qëndruan gjysmë të varrosur për 78 orë janë në gjendje të mirë. 

Rekordi i përket një gruaje që rezistoi 83 orë dhe sapo doli nga rrënojat, nisi të pyeste zjarrfikësit nëse donin një kafe.

Ora 09:04
Tërmeti në Turqi, thirrja prekëse e babait turk që gërmon në rrënoja për të gjetur vajzat e tij

Pamje të trishta vijojnë që të vijnë nga Turqia pas tërmeteve vdekjeprurëse që sollën mijëra të vdekur. Qindra njerëz dhe fëmijë u varrosën në rrënojat e shtëpive të tyre.

Ndër videot tronditëse që vazhdojnë të dalin në dritë është ajo e një babai që thërret dhe kërkon në mënyrë të dëshpëruar në rrënojat e shtëpisë së tij, vajzat e tij të bllokuara nën rrënoja.

Ai i thërret dhe i godet rrënojat me gurë, për t'u bërë shenjë fëmijëve të tij se është aty dhe po i kërkon.

 

Ora 09:02
Pas 5 ditësh, nxirret i gjallë nga rrënojat 17-vjeçari në Gaziantep

Pas 94 orësh, është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e tërmetit një 17 vjeçar, në një moment kur të gjithë humbën shpresat në Gaziantep.

17-vjeçari Adnan Muhammet Korkut, i cili ishte një nga ata që mbeti nën rrënoja pas shembjes së apartamentit 5-katësh Shadoëler në Gaziantep në Turqi, u nxor nga rrënojat pas 5 ditësh.

Ekipet e shpëtimit dëgjuan zërin dhe bënë një përpjekje mbinjerëzore për të shpëtuar të riun që të dalë nga rrënojat.

Ora 08:16
VIDEO/ Tjetër mrekulli në Turqi, pas më shumë se 90 orësh, 10 vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat! Gjëja e parë që kërkoi ishte qumështi

 

Një 10 vjeçare u gjet e gjallë nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti në Turqi. Pas 90 orësh, kur shpresat për të gjetur të mbijetuar pothuajse ishin zhdukur, mbrëmjen e djeshme u bë e mundur nxjerrja e vogëlushes nga rrënojat.

Hilal Sağlam ishte bllokuar nën rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay. Ekipi i shpëtimit “dëgjoi thirrjet e saj nën rrënojat” dhe ishte në gjendje të shpëtonte Sağlam “si rezultat i një pune të përpiktë 7-orëshe në rrënoja”, thuhet në deklaratë.

“Vajza e plagosur, e cila u dërgua në barelë me shumë gëzim dhe duartrokitje, është dërguar në spital për mjekim me autoambulancë”, tha zjarrfikësja.

Gjëja e parë që ajo kërkoi pas shpëtimit të saj ishte qumështi, thuhet në deklaratë.

 

Ora 07:37
Ishte ende e lidhur me nënën e saj kur u shpëtua, mijëra njerëz kërkojnë të adoptojnë foshnjën e porsalindur që u nxorr nga rrënojat në Siri

Mijëra njerëz kanë ofruar të adoptojnë vajzën e cila lindi nën rrënojat e një ndërtese të shembur në veri-perëndim të Sirisë, pas tërmetit të së hënës.

Kur ajo u shpëtua, foshnja Aya që do të thotë mrekulli në arabisht, ishte ende e lidhur me nënën e saj me kordonin e kërthizës. Nëna, babai dhe të katër vëllezërit e motrat e saj vdiqën pasi tërmeti goditi qytetin e Jidayris.

Aya tani është në spital.

“Ajo mbërriti të hënën në një gjendje kaq të keqe, kishte gunga, mavijosje, ishte e ftohtë dhe mezi merrte frymë”, tha Hani Marouf, pediatri që kujdeset për të.

Ajo tani është në gjendje stabile. Videot e shpëtimit të Aya u bënë virale në rrjetet sociale. Pamjet treguan një burrë duke vrapuar nga mbeturinat e shembura të një ndërtese, duke mbajtur një foshnjë të mbuluar me pluhur.

Khalil al-Suwadi, një i afërm i largët, i cili ishte atje kur ajo u nxorr nga rrënojat e solli të porsalindurën te Dr Marouf në qytetin sirian të Afrinit.

Mijëra njerëz në rrjetet sociale kanë kërkuar tani detaje për ta adoptuar atë.

“Do të doja ta birësoja dhe t'i jepja një jetë të denjë”, tha një person.

Një prezantuese televizive kuvajtiane tha: "Unë jam gati të kujdesem dhe të birësoj këtë fëmijë... nëse procedurat ligjore më lejojnë."

Menaxherja e spitalit, Khalid Attiah, thotë se ka marrë dhjetëra telefonata nga njerëz në mbarë botën që duan të birësojnë fëmijën Aya. Dr Attiah, e cila ka një vajzë vetëm katër muaj më të madhe se ajo, tha:

"Unë nuk do të lejoj askënd ta birësojë atë tani. Derisa të kthehet familja e saj e largët, unë po e trajtoj atë si një nga të miat."

Për momentin, ajo po e ushqen me gji dhe po kujdeset njësoj si për vajzën e saj.  Në qytetin e lindjes së Aya-s, Jidayris, njerëzit kanë kërkuar nëpër ndërtesat e shembura për të dashurit.

B.V/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Si Ka Mundësi?!!....: 10/02/2023 15:52

    Si Shpjegohet Kjo?!! Si shpjegohet që ngjitur me godinat e rrënuera e të bëra hi e pluhur, ka pallate që s'jane prekur fare, sikur të mos ketë ndodhur asgjë? Dhe ato godina janë as 30 - 50 metra larg nga njëra tjetra?!!... I njëjti tërmet, e njëjta tokë e i njëjti vënd dhe vërehet ky ndryshim i frikshëm. Si Shpjegohet Kjo, a mund të na e thotë dikush?...

    Përgjigju
  • Alb: 10/02/2023 11:47

    Kshtu ashte kur punon pa men. Merrni shemull nga japonija.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit