OBSH: Evropa duhet të vazhdojë luftën kundër HIV/AIDS-it

OBSH: Evropa duhet të vazhdojë luftën kundër HIV/AIDS-it

Proces i testimit të gjakut për HIV

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është duke bërë thirrje për luftë kundër HIV-it dhe stigmës rreth tij, pak para një konference ndërkombëtare për AIDS-in, që do të nisë të hënën në Mynih.

AIDS-in e shkakton virusi HIV, i cili e dëmton sistemin imunitar të njeriut, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda.

Virusi mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar.

Derisa shifrat e infektimeve të reja dhe vdekjeve janë duke u rritur në Evropë, situata epidemike dallon shumë nga rajoni në rajon, ka thënë drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge.

“Situata në rajonin evropian përbën një prej kontrasteve më dramatike”, ka thënë ai.

Kluge ka thënë se disa shtete e kanë luftuar pothuajse tërësisht transmetimin e HIV-it dhe mund të thonë që dhënia fund e AIDS-it është në horizont.

Në vende tjera, shkalla e vdekjeve është në mënyrë të papranueshme e lartë, ka vlerësuar ai.

Sipas Kluges, diagnostikimi i HIV-it në faza të vonshme mbetet problem në ditët e sotme, dhe ka thënë se duhet të merren masa urgjente për të adresuar stigmatizimin e të prekurve.

Sipas Kluges, në Evropë jetojnë rreth tre milionë njerëz me AIDS, ndërsa në gjithë botën rreth 39 milionë.REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë