Rusia ndërmori një sulm masiv në Kiev gjatë orëve të natës. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Vitali Klitschko, tha se disa ndërtesa u goditën nga raketat, përfshirë një spital për fëmijë. Si pasojë e sulmeve të paktën 12 persona vdiqën dhe 33-të tjerë mbetën të plagosur.
Disa qytete të Krimesë mbetën pa energji elektrike gjatë natës pas një serie shpërthimesh të raportuara në zonën e Sevastopolit dhe pranë termocentralit të Simferopolit, thanë forcat ukrainase.
Ndërkohë një dron hyri në hapësirën ajrore rumune gjatë natës dhe u rrëzua në një zonë të pabanuar pranë Grindut, gjatë ofensivës së re ajrore të Rusisë kundër Ukrainës.
Dy avionë luftarakë spanjollë dhe një helikopter i ushtrisë rumun qëndruan në monitorim gjatë gjithë natës.
Sulmi rus shkaktoi gjithashtu masa sigurie në Poloninë fqinje, e cila mobilizoi forcat e saj ajrore për të parandaluar çdo incident dhe për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore.
Lajm në përditësim…







Komente
Komento