OBSH i bën thirrje Izraelit të rishqyrtojë urdhrin e evakuimit

OBSH i bën thirrje Izraelit të rishqyrtojë urdhrin e evakuimit

1698043812_obsh.jpg

Organizata botërore e shëndetësisë i ka bërë thirrje përsëri Izraelit që të rishqyrtojë urdhrin e evakuimit për banorët e Gazës. Izraeli ka urdhëruar të gjithë njerëzit në veri të Gazës që të evakuojnë rajonin, përfshirë edhe ata që ndodhen në spitale. Por kjo detyrë është "pothuajse e pamundur", thotë zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarik Jasarevic dhe organizata po i bën thirrje Izraelit që ta rishqyrtojë atë urdhër.

"Ka pacientë që janë atje që thjesht nuk mund të zhvendosen, shumë prej tyre janë në ventilatorë mekanikë, ka të porsalindur në inkubatorë, njerëz në kushte të paqëndrueshme dhe është shumë e vështirë t'i lëvizësh. Ne po i bëjmë thirrje Izraelit që ta rishqyrtojë këtë urdhër", tha Jasarevic për BBC.

Jasarevic gjithashtu tha se katër kamionë me materiale kirurgjikale dhe traumatike, si dhe ilaçe për sëmundje kronike u sollën në Gaza përmes pikës kufitare Rafah kohët e fundit, "por kjo nuk mjafton". Ai tha se kishte më shumë kamionë me furnizime gati për të shkuar në anën egjiptiane të kufirit, por nuk kishin garanci sigurie që furnizimet mund të silleshin në mënyrë të sigurt.


Lajmi kryesor:

Lufta në rripin e Gazës/ Izraeli shtyn operacionet tokësore për 'blerë' kohë për negociatat e pengjeve! Hamasi liron 4 gra në orët e fundit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës