OBSH me shpresë se vaksina do të jetë gati deri në fund të vitit! Në Itali prevalenca në 2.5%

OBSH me shpresë se vaksina do të jetë gati deri në fund të vitit! Në Itali prevalenca në 2.5%

"Ka shpresë që deri në fund të këtij viti do të kemi një vaksinë antiCovid." Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në fund të një takimi dy-ditor të komitetit ekzekutiv.

Sipas BBC, në të gjithë botën ka rreth 40 vaksina në fazën e provës klinike, përfshirë një të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit që tashmë është në një fazë më të përparuar të testimit. Megjithatë drejtori i OBSH-së nuk specifikoi se cila vaksinë mund të jetë e disponueshme deri në fund të vitit.

Agjencia Europiane e ilaçeve (EMA) ka filluar të analizojë të dhënat e vaksinës kundër Covid-19 të zhvilluar nga kompania gjermane Biontech në bashkëpunim me Pfizer

Sipas agjencisë europiane të barnave, kjo është vaksina e dytë kandidate që arrin këtë faze, pas asaj të Astra Zeneca dhe Oksfordi.

Sipas EMA, kjo nuk do të thotë se kanë përfunduar verifikimet mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës, pasi shumica e të dhënave duhet të analizohen ende nga CHMP (Komiteti për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor).

Autoritetet e agjencisë europiane të barnave theksuan se po analizon të dhënat laboratorike dhe jo ato klinike të vaksinës së Biontech.

Vendimi për të filluar testimin e vaksinës së Biontech bazohet në rezultatet paraprake të studimeve jo-klinike dhe klinike për prodhimin e antitrupave dhe qelizave T (qelizat e sistemit imunitar, d.m.th. mbrojtjet natyrore të trupit) që synojnë virusin Covid.

Provat klinike të vaksinës në shkallë të gjerë mbi mijëra njerëz të vaksinës janë duke u zhvilluar dhe rezultatet do të jenë në dispozicion në javët dhe muajt e ardhshëm. Këto do të japin informacion se sa efektive është vaksina në mbrojtjen nga Covid-19.

Vaksina e AstraZeneca-Oksford dhe Biontech- Pfizer janë dy nga më të përparuarat në prova.

E infektuar 10% e popullsisë

Një një tjetër deklaratë OBSH-së para dy ditësh pati deklaruar se Covid kishte prekur  10 përqind të popullsisë botërore, rreth 770 milion njerëz, përkundër shifrës prej mbi 36 milionë raste të konfirmuara Covid-19 globalisht.

Sipas hartës së përpiluar dhe azhornuar nga Universiteti Johns Hopkins, Mike Ryan, eksperti i emergjencave i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tha se “Vlerësimet tona më të mira aktuale na tregojnë se rreth 10% e popullsisë së botës mund të jenë infektuar me këtë virus. Pandemia ndryshon nga njëri vend në tjetrin dhe sipas grupeve të ndryshme shoqërore. Kjo do të thotë që pjesa më e madhe e botës mbetet në rrezik. Po hyjmë në një periudhë të vështirë. Sëmundja vazhdon të përhapet, ” - tha Ryan.

Dihet që astet reale të koronavirusit janë më shumë sesa ato të numëruara. Gjatë verës, Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se në vend ka të ngjarë që të jenë prekur shumë më tepër njerëz nga sa është raportuar kurse autoritetet shëndetësore në Itali janë shprehur se mund të ketë rreth 10 herë më shumë të infektuar sesa shifrat e raportuara. Shifra e deklaruar nga OBSH duket një numër vërtet i lartë, sepse do të rriste edhe numrin e vdekjeve deri tani të paraportuara.

Në Itali prevalenca në 2.5%

Edhe sondazhet e prevalencës të kryera me kritere statistikore në Itali kanë vlerësuar se, edhe në vendet ku virusi është përhapur më shumë, rreth 5% e popullsisë është prekur dhe jo 10%. Në Itali, sondazhi i seroprevalencës së virusit SARS-CoV-2 i kryer nga Ministria e Shëndetësisë dhe Istat vlerësoi në muajin gusht se një milion e 482 mijë italianë kishin kontaktuar me virusin, pra 2.5% e të gjithë popullsisë. Edhe në Lombardi, rajoni me përhapjen më të lartë, nuk arrin në 10% por 7.5%.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU