ZVICER-Sipas një raport të Organizatës Botërore të Shëndetit, një numër sëmundjesh si malaria dhe pneumonia, janë shkaktaret kryesore të vdekjes së fëmijëve të moshave prej 1-5 vjeç.
Ndërkohë sipas OBSH-së, këto sëmundje mund të parandalohen me anë të ndërhyrjes në uljen e ndotjes mjedisore.
“Një mjedis i ndotur është vdekjeprurës, kryesisht për fëmijët në moshë të vogël”, shkruan raporti, duke shtuar se për arsye se organet dhe sistemi imunitar i fëmijëve është ende në zhvillim, rrugët e frymëmarrjes preken më lehtë nga sëmundjet.
Raporti shton se foshnjat dhe fëmijët në moshën parashkollore, të cilët janë të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit në ambientet e brendshme dhe të jashtme prej konsumimit pasiv të duhanit, kanë një rrezik më të madh për t’u prekur nga pneumonia gjatë fëmijërisë dhe infeksioneve kronike në rrugët e frymëmarrjes i tillë si astma.
Raporti i OBSH thekson gjithashtu se ndotja atmosferike është një faktor i cili rrit ndjeshëm rrezikun për sëmundje të ndryshme të zemrën edhe sëmundjes së kancerit.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com