OBSH në Kinë, kontrollon kriteret e llogaritjeve të epidemisë së koronavirusit

OBSH në Kinë, kontrollon kriteret e llogaritjeve të epidemisë së koronavirusit

Pekin ka mbërritur grupi i punës i Organizatës Botërore të Shëndetit, ekspertët e së cilës do të kontrollojnë kriteret e llogaritjes së epidemisë dhe të kuptojnë nëse situata është me të vërtetë nën kontroll siç paraqitet nga buletinet e ditëve të fundit të shpallura nga Kina zyrtare.

Ndërkohë të kthyerit e parë europianë kanë nisur të lënë karantinat.

Në Francë, vendi i parë europian që numëroi një viktimë të Covid-19, ka përfunduar karantina për grupin e dytë të të kthyerve nga Ëuhan. Fat të njëjtë kanë patur qytetarët e parë gjermanë dhe ata belgë që u kthyen nga Kina në javët e kaluara.

Por makthi ende vazhdon për pasagjerët e 'Diamond Princess', trageti i karantinuar në portin e Yokohama, në Japoni ku numri i të infektuarve në bord është rritur në 355. Uashingtoni tashmë ka filluar t'i çojë qytetarët e saj në shtëpi, edhe pse dyzet nga 400 amerikanët e evakuar janë infektuar dhe do të trajtohen në spitalet japoneze ndërsa pritet që këto ditë të evakuohen edhe 35 italianët në bordin e tragetit.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga epidemia e koronavirusit në botë është rritur në 1775, me më shumë se 71 335 raste të konfirmuara të infeksionit.

Në provincën Hubei mbi 40 mijë njerëz janë të shtruar në spitale, ndër të cilët 1773 janë në gjendje kritike dhe mbi 8 mijë në gjendje serioze.

Rastet e reja të regjistruara të infektuar janë 1933 kurse numri i të vdekurve 100, me një ulje në krahasim me 24 orët e mëparshme gjatë së cilës 139 pacientë humbën jetën nga virusi.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi në Kinë/ Numri i të vdekurve është rritur në 1775! Raste të konfirmuara të infektuarve: 71 335


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë