OBSH: Rekord infektimesh me Covid-19/ Spanjë, Madridi për dy javët e ardhshme në gjendje të jashtëzakonshme

Mbi 350 000 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar të premten njoftoi organizata botërore e shëndetësisë, duke shënuar kështu një tjetër nivel rekord infektimesh në botë. OBSH tha se vlera e lartë e konfirmuar ditore e 350.766 raste rasteve tejkalon me gati 12.000 një rekord të vendosur në fillim të kësaj jave, ku më e goditura në këto ditë paraqitet kontinenti evropian me më shumë se 109.000 raste.

Në deklaratën e tyre përfaqësuesit e OBSH-së, duke marrë shkas nga fakti se shumë vende po rikthejnë masat kufizuese, bënë thirrje që të bëhet e pamundura për të shmangur të plotat pasi ato mund të kenë pasoja shkatërruese për shoqërinë.  Në Evropë ndërkohë ditë pas dite qytete po i kthehen masave kufizuese.

Qeveria spanjolle i ka dhënë fund përplasjes me qeverinë rajonale të Madridit, duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme 15-ditore për të ulur kuotën e infeksioneve me COVID-19.  pas regjistrimit të shifrave negative.

Në Francë, pasi 4 qytete të reja , përveç Parisit dhe Marsejës , u vendosën në gjendje gatishmërie pronarët e lokaleve, qendrave sportive dhe tregjeve protestuan kundër mbylljeve të aktiviteteve të tyre.

Ndërkohë, në Gjermani  është vendosur një afat 10 ditor për përmirësimin e situatës, në të kundërt do të vendosen kufizime më të rrepta. Kancelarja gjermane ditën e djeshme u shpreh se prioriteti i saj dhe qeverisë së saj është shmangia e një gjendje të ngjashme me pranverën.

 Në Republikën Çeke, autoritetet kanë mbyllur kinematë, teatrot, muzetë, galeritë e artit, palestrat dhe pishinat publike për të paktën dy javë dhe qeveria u bëri thirrje qytetarëve të punojnë nga shtëpitë.

Deri tani, pandemia ka marrë jetën e më shumë se 1 milion e 73 mijë  personave dhe janë infektuar mbi 37,8 milionë njerëz në mbarë botën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar