OBSH: Vitin e kaluar në botë u
vranë 603 punonjës të shëndetësisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se pas sulmeve të ndërmarra vitin e kaluar në të gjithë botën kanë humbur jetën 603 punonjës të sektorit të shëndetësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në zyrën e OKB-së në Gjenevë, zyrtari i Menaxhimit të Emergjencave, Erin Maura Kenney tha se: "Vitin e kaluar në 32 vende, pas 372 sulmeve kanë humbur jetën 603 punonjës të shëndetësisë, si dhe janë plagosur 958 të tjerë. Gjithashtu edhe këtë vit vazhdojnë sulmet".
 
Kenney i cili ka vënë në dukje se edhe pas sulmeve të ndërmarra këtë vit kanë humbur jetën qindra punonjës të shëndetësisë, ka dhënë informacionin se vitin e kaluar në muajin qershor në Jemen u vranë 5 punonjës të shëndetësisë dhe 14 të tjerë u plagosën".

 
Kenney i cili ka shprehur shqetësimin se edhe numri të vrarëve në radhët e punonjësive të  shëndetësisë do të jetë i lartë pas sulmeve të ndodhura këtë vit, u shpreh se: "Nuk i dimë shifrat e vitit 2015, por nuk ka përfunduar asnjë prej rasteve emergjente të vitit të kaluar në të gjithë botën dhe konfliktet në Siri, Irak, Sudanin Jugor, etj, vazhdojnë ende. Këtë vit këtyre i është shtuar edhe Jemeni".
 
Ndërsa Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarık Jasareviç ka njoftuar se për shkak të virusit Ebola i cili ishte i pranishëm për mëse dy vjet në Afrikën Perëndimore kanë humbur jetën 509 punonjës të shëndetësisë.
 

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

'Do e shikosh kur të dal nga burgu' Leonard Luzi kërcënon në gjyq të penduarin Amarildo Nikolli! Tregoi planin për vrasjen e Inez Hajrullës

'Do e shikosh kur të dal nga burgu' Leonard Luzi kërcënon në gjyq të penduarin Amarildo Nikolli! Tregoi planin për vrasjen e Inez Hajrullës