Oceana në Shqipëri,Kozeta Kurti:
Arrin të mbledhë të gjitha moshat

Oceana në Shqipëri,Kozeta Kurti:<br />Arrin të mbledhë të gjitha moshat<br>
Që prej disa ditësh në rrjetet sociale gëlon lajmi se këngëtarja me famë botërore Oceana vjen në Shqipëri. Dhe po, kjo është e vërtetë. Sot dhe nesër në orën 20:30 në ABA Business Center do të keni mundësinë të ndiqni zërin fantastik të Oceanës kombinuar me Nesa, Texas Flood Band.

Për të folur rreth këtij eventi që do të zgjasë 4 javë me të ftuar të ndryshëm ishte sot në Rreze Dielli organizatorja Kozeta Kurti dhe kitaristi Nexa.

Kozeta na tregon se ky event nis me Oceanën, pasi ajo është më gjithëpërfshirëse, arrin të mbledhë të gjitha moshat. Ajo thotë se këto evente i bën me qejf, pasi edhe bën punën e saj, edhe ndryshon pak rutinën e përditshme.

Ndërkohë që kitaristi Nesa, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri, përveçse performoi live në studio tha se i pëlqenin shumë shqiptarët. Ai tha se kur performon para publikut jep maksimumin e tij dhe fal të gjitha energjitë që ka. ‘Edhe pse biznesi i muzikës mund të ndryshojë, muzika e vërtetë do të ngelet gjithmonë, ajo do të mbijetojë edhe pas dekadash’, thotë Nesa.

Oceana e Endless Summer

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema