TIRANE-Në një performancë tërësisht Live, këngëtarja e hitit ndërkombëtar ‘Endless summer’ Oceana erdhi pranë banorëve të kryeqytetit në Fusion tek Aba Bussines Center. Atmosfera ekzaltoi të gjithë publikun që kishte ditë që prisnin. Këngëtarja me orgjinë gjermane çeli siparin e këtij eventi që do të zgjasë 4 javë.
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv Oceana pohon se është shumë e lumtur që është këtu dhe se i pëlqen shumë Tirana. “Më pëlqen shumë Tirana, njerëzit këtu janë të ngrohtë dhe tepër të dashur. Më pëlqen kombinimi i ndërtesave të larta dhe do të kisha dëshirë të shijoja Shqipërinë në verë. Sapo kam publikuar albumin tim të ri dhe po pres me padurim të këndoj për publikun shqiptar” tha ajo.
/Shqiptarja.com

d.b/shqiptarja.com

VIDEO