TIRANË - Fëmijëve pacientë të pediatrisë, të cilët luftojnë cdo ditë me sëmundjen e tyre ju është dhuruar sot një shumë prej 34 milion lekë të mbledhura në një ballot e organizuara për bamirësi nga Zonja e Parë. Odeta Nishani gjatë vizitës së zhvilluar në repartin e onko-hematologjisë pediatrike në QSUT ka dorëzuar numrin e llogarisë bankare me shumën e vënë në dispozicion për nevojat e këtyre fëmijëve.
 
Drejtoresha e departamentit të onkohematologjisë Anila Godo pas falënderimit për shumën është ndalur në mënyrën më efikase që do të përdoren për nevojat më emergjente që ka ky repart.

Në repartin e onko- hematologjisë pediatrike fëmijët kanë përjetuar një ditë ndryshe duke u argëtuar me “vizitorët” që përveç shumës së lekëve ndanë edhe momente gazmore me këta fëmijë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)