Ekipi vlerësues ,"Needs Assesment Mission" nisi sot takimet me ministrin e Jashtëm Edmond Panariti. Një nga përfaqësueset e këtij misioni vëzhgues shpjegoi dhe arsyen pse ndodhej në Tiranë. Ndërkohë që konkluzionet do të bëhen publike në një raport që do publikohet në fund të misionit në faqen online zyrtare të OSBE.
"Jemi këtu në përgjigje të ftesës së bërë nga qeveria shqiptare për të bërë misionion e vlerësimit të nevojave para zgjedhjeve. Sapo kemi mbërritur dhe është tepër herët pë të folur për situatën parazgjedhore. Qëllimi është të njihemi me situatën dhe të dalim me konkluzionin nëse ODIHR duhet apo jo të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet. Ne këtë raport do ta publikojmë në faqen tonë zyrtare.”- tha përfaqësuesja e ODIHR, Nicola Schmidt, pas takimit me ministrin e Jashtëm Edmond Panariti që u zhvillua sot në mëngjes në Ministrinë e Jashtme.
Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, ka siguruar se qeveria shqiptare ka gjithë përkushtim për organizimin e një procesi zgjedhor me standarde.
Me tej vëzhguesit e ODIHR-it, kanë vijuar takimin me kryeministrin, Sali Berisha.
Gjatë kësaj tryeze, kreu i qeveris është ndalur te fushata elektorale, konkretisht sa i përket financimit të partive politike, duke theksuar se fushata e ardhshme elektorale do të financohet tërësisht nga burimet e veta të partive politike dhe jo nga burimet publike. Ndërsa znj. Schmidt theksoi se vendosmëria dhe angazhimi që ajo ka evidentuar si nga Kryeministri Berisha, ashtu dhe nga aktorët e tjerë politikë për të zhvilluar zgjedhje të mira është përkushtimi dhe garancia më e mirë që procesi i zgjedhjeve të 23 Qershorit të zhvillohet në përputhje me standardet ndërkombëtare. Vëzhguesit janë takuar edhe kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, zotin Ilir Meta.
Kreu i LSI-së ka siguruar vëzhguesit për angazhim maksimal për zhvillimin e zgjedhjeve .
Për këtë qëllim ekipi vëzhgues ka parashikuar një sërë takimesh me përfaqësues të partive, dhe të shoqërisë civile. Në orën 11:30 është parashikuar takimi në kryeministrin Berisha ndërkohë që nesër do të takohet dhe me Ramën.
Ekipi vlerësues i ODIHR mbërriti dje në Tiranë dhe do të qëndrojë nga data 11 deri 14 mars, për të vlerësuar nevojat e vëzhgimit të zgjedhjeve në vend. Ky mision ka patur dje pasdite një takim me ministrin e Brendshëm, Flamur Noka.
Gjithashtu grupi i vëzhguesve do të vijojë axhendën e takimeve me krerët e të gjitha partive parlamentare, si Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu. Takimet e përfaqësuesve të ODIHR-it do të vijojnë dhe në takime me krerët e partive joparlamentare dhe me organizatat e shoqërisë civile, që do të përfshihen në procesin e monitorimit të zgjedhjeve.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)