ODIHR: Përurimi i rrugëve të
reja me sloganet e PD-së

ODIHR: Përurimi i rrugëve të<br />reja me sloganet e PD-së
TIRANË- Raporti i fundit i OSBE-ODIHR-it për fushatën elektorale të 23 qershorit ka vënë në dukje një fakt të rëndësishëm se  “aktivitete zyrtare qeveritare  janë përdorur për qëllime fushate. Përurimi i rrugëve të reja dhe prezantimi i projekteve në lidhje me infrastrukturën, janë shoqëruar me slogane dhe flamuj të fushatës së PD-së.”

Ky kontatim i vëzhguesve të huaj ilustrohet më së miri me fushatën elektorale, që Kryeministri Berisha është duke drejtuar personalisht dhe më i freskët është rasti i fundit, ai i përurimit të tunelit Tiranë-Elbasan, që siç duket edhe nga fotot, është i mbuluar nga flamujt blu të PD-së dhe në qëndër, godet një parullë gjigande me sloganin e Partisë Demokratike në këto zgjedhje. Berisha edhe sot ka preferuar ta presë vetë shiritin e veprës së re, siç ka bërë për çdo vepër tjetër që ka përfunduar apo ka nisur dhe në të gjitha mitingjet bie në sy prani e simpatizantëve të PD-së, mbizotërimi i ngjyrës blu të flamujve dhe sloganeve, mungesa e përfaqësuesve të opozitës apo edhe e pushtetarëve lokalë të majtë, si përfaqësues të popullit. Edhe sot, tuneli i Kërrabës u inagurua nga dhe vetëm nga të djathtët, pavarësisht se u ndërtua me fondet e taksapaguesve shqiptarë të të gjitha bindjeve, të të gjitha ngjyrave.

Në raportin e ODIHR-it thuhet se shprehimisht se “faqja zyrtare e Kryeministrit mbulon aktivitetet e fushatës që ai ndjek” dhe realisht në të pasqyrohen njeri pas tjetrit, të gjitha takimet elektorale që ai zhvillon jo vetëm si kryeministër, por edhe si kryetar i Partisë Demokratike, pa asnjë dallim.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës