ODIHR rivjen në Tiranë:Zgjedhjet
e ardhshme të jenë më të mira
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një takim me delegacionin e e ODIHR-it, i kryesuar nga znj. Conny McCormack (në foto). Qëllimi: Rekomandimet e raportit përfundimtar për zgjedhjet e 23 qershorit.
TIRANE- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me delegacionin e e ODIHR-it, kryesuar nga amerikania Conny McCormack, si kryetare e Misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 23 qershorit. Më pas ata mbajtën një konferencë të përbashkët për median.
Së pari, ministri i Jashtëm Bushati theksoi në fjalën e tij se “
OSBE-ODHIR do të vëzhgojë reformat, në mënyrë që t’i paraprijmë zgjedhjeve vendore. Ishte kënaqësi që mora gatishmërinë e tyre për ta ndihmuar Shqipërinë për këtë proces. Është proces që ka të bëjë me demokratizimin e vendit dhe përmirësimin e cilësisë së qeverisjes”.
McCormak, pasi shprehu kënaqësinë që të rikthehet për pak ditë në Shqipëri pas zgjedhjeve të 23 qershorit, theksoi se “jam kthyer për rekomandimet e raportit përfundimtar për zgjedhjet, për të parë rekomandimet me përfaqësues të partive në Kuvend, të papërfaqësuara në Kuvend dhe të shoqërisë civile”.
Mccromak kujtoi se kjo është një praktikë e njohur në të kaluarën, se OSBE-ODHIR kanë vëzhguar 11 zgjedhje parlamentare në Shqipëri, dhe se "po punojmë për të identifikuar prioritetet, që zgjedhjet e ardhshme të jenë më të mira".
"Vizita sapo ka filluar. Ky takimi i parë. Ne do vazhdojë me takime të tjera gjatë kësaj vizite dyditore. Presim të kemi takime të frytshme, bashkëpunuese dhe vlerësojmë interesimin tuaj për to”, tha McCormak.
OSBE-ODHIR NË ZGJEDHJET E 23 QERSHORITEkipi i vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri mbërriti nën drejtimin e amerikanes Conny Mc Cormack. Ai përbëhej nga 430 vëzhgues, ekspertë të çështjeve zgjedhore, që erdhën nga 14 shtete anëtare të OSBE-së, që u shpërndanë në të gjitha rajonet e vendit. Analizimi i listave të zgjedhësve si dhe aplikimi i ligjit për monitorimin e medias gjatë fushatës, qenë disa prej detyrave kryesorë të këtij grupi. Në përfundim të procesit, shefja e misionit të ODIHR, Conny McCormack vlerësoi pozitivisht organizimin e ditës së votimit, duke theksuar se zhdukja e radhëve në votim, si pasojë e uljes së numrit të zgjedhësve për qendër votimi, ishte një përmirësim i dukshëm. Ajo u shpreh se procesi i numërimit shënoi gjithashtu përmirësim. McCormak theksoi se është i rëndësishëm fakti që ky proces tregoi pjekurinë e demokracisë në Shqipëri.
Redaksia Online
(mag/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.5%
-
Jo
41%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5106
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15