Pas Jurgen Gjasulës një tjetër lojtar i ekipit kombëtar të futbollit ka firmosur kontratën me një ekip të ri. Odise Roshi largohet nga FSV Frankfurt për të firmosur me Rijekën në kampionatin kroat të futbollit për 3 vite, teksa do të gjejë në këtë ekip Bekim Balën.

Duket se ka qenë shkodrani ndërmjetësi për të bindur mesfushorin që të pranonte ofertën e Rijekës. Kroatët do të marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Roshi ka zhvilluar në total 73 ndeshje me FSV Frankfurtin nga 2012 dhe ka shënuar 6 gola, ndërsa në ditët e fundit u lakua edhe për një marrëveshje me Skënderbeun për Kupat e Europës.


d.b/shqiptarja.com