OECD: Prespektiva e jetës rritet në 80,5 vjeç

/ATSH-AFP/ - Prespektiva e jetës është rritur me më shumë se 10 vite që prej vitit 1970 në vendet e OECD-së duke arritur në 80 vjeç e gjysmë në vitin 2013, por mes vendeve vazhdon të ketë dallime të thella, ndërsa SHBA-ja figuron në fund të tabelës, sipas një raporti të organizatës ndërkombëtare të publikuar të mërkurën.
"Jetëgjatësia vazhdon të rritet vazhdimisht me një mesatare prej tre ose katër muajsh në vit dhe nuk pritet të ketë rënie në të ardhmen në zonën e OECD-së", shpjegon Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, që përfaqëson 34 shtete ku shumica janë vende të pasura por edhe vende në zhvillim si Meksika, Kili apo Turqia.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari