/ATSH/.- Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar që sa më shpejt të kompletohen bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura, pasi kjo do t'i kontribuonte avancimit të punës së Ndërmarrjeve Publike dhe njëkohësisht zgjidhjes së shumë çështjeve të cilat drejtpërdrejtë varen nga bordet e agjencive të pavarura.
"Kompletimi sa më i shpejtë i bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura duhet të jetë prioritet për Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës se Kosovës. Gjithashtu, angazhohemi që në borde të përzgjidhen njerëzit me cilësi të larta morale dhe profesionale të cilët do të ishin garanci për punën e suksesshme te tyre", tha kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu, duke kërkuar njëkohësisht edhe politizimin e bordeve.
Sipas një komunikate të OEK-ut, Gërxhaliu konsideron se në borde duhet të janë edhe përfaqësuesit e biznesit, të cilët janë ndër kontribuesit më të mëdhenj të vendit.
Kjo gjithashtu, sipas Gërxhaliut, do të bënte të mundur dhe do të ishte kontribut në forcimin e partneritetit publiko-privat për të cilin aq shumë po flitet në shoqërinë tonë. /Kosovapress/