/ATSH/.- Qeveria duhet të krijojë kushte për t'i mundësuar sektorit privat që të funksionojë në mënyrën e duhur, tha ambasadori holandez, Robert Bosch, gjatë një konference të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).
Në konferencën e sotme në Prishtinë, OEK prezantoi një raport, në të cilin është vlerësuar se situata e bizneseve në Kosovë është përkeqësuar me 7 për qind.
Sipas sipërmarrësve, barrierat e të bërit biznes në Kosovë konsiderohen të jenë mungesa e porositjeve, mungesa e personelit të kualifikuar, kapacitetet e kufizuara teknike, mungesa e mjeteve financiare, kamatat e larta etj.
Sipas ambasadorit Bosch, sipërmarrësve në Kosovë duhet t'u krijohen lehtësira ashtu sikurse edhe ata vetë duhet të përpiqen për zhvillimin e bizneseve të tyre.
"E tërë ekonomia udhëhiqet nga sipërmarrësit dhe atyre duhet t'u krijohen lehtësira. Ndihma që i bëhet ekonomisë, duhet të bëhet nga sektori privat, por Qeveria duhet të krijojë kushte për sektorin privat që të funksionojë siç duhet", tha Bosch.
Ndërkaq, kryetar i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se situata e bizneseve është përkeqësuar shumë në tremujorin e parë të vitit 2015. Ai tha se ka rënie me 7% krahasuar me tremujorin e kaluar, që ishte 28%, ndërsa këtë tremujor është 21%.
Sipas tij, njëra nga sfidat më të mëdha në Kosovë, pa dyshim është pritja për punësim dhe krijimi i vendeve të punës.
Sipas analizës së bërë, pritjet më të larta për punësim kanë qenë në tremujorin e parë të vitit 2013, duke shënuar ndryshime kryesisht në rënie në tremujorët pasues. Po ashtu, vetëm rreth 30% e bizneseve të anketuara presin që punësimi të rritet, rezultate këto në trend pozitiv në krahasim me tremujorin paraprak të 2014-tës, dhe me një rënie prej 7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Kur bëhet fjalë për një periudhë më të gjatë kohore, sipas Gërxhaliut, pritjet janë shumë më optimiste për punësim.
/KosovaPress/
/Shqiptarja.com