OEK propozon uljen e
TVSH-së për energjinë elektrike

OEK propozon uljen e<br />TVSH-së për energjinë elektrike
PRISHTINË - Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj paralajmërimit për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke thënë se një masë e tillë do të reflektoj negativisht në ekonominë e Kosovës dhe se është goditje për sektorin privat. Megjithatë, OEK ka propozuar uljen e TVSH-së për energjinë elektrike, si alternativë e rritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike.
 
OEK ka vlerësuar se ngritja e çmimit për energjinë elektrike, mund të ndikojë dhe të rëndoj aspektin social në vendin tonë edhe ashtu të rënduar.
 
Ata thonë se duke konsideruar gjithmonë që investitorët e huaj në Kosovë përbëjnë një mundësi për zhvillim ekonomik, një vendim i tillë për ngritje të çmimit të energjisë elektrike patjetër që do të ketë efektin e vet duke krijuar kushte jo të favorshme për ta dhe duke e bërë Kosovën një vend më pak të pëlqyer dhe të përshtatshëm për absorbim të investimeve të huaja.
 
“Ne konsiderojmë që një situatë e tillë do të rëndojë akoma më shumë gjendjen e bizneseve, veçanërisht të kompanive prodhuese, ku shpenzimet dhe kostoja për realizim të aktiviteteve të tyre biznesore do të rriten në vlera enorme dhe ekzistimi i tyre do të vihej në pikëpyetje. Shqetësime vijnë edhe nga kompanitë eksportuese të cilat janë tejmase të shqetësuara për paralajmërimet e fundit, duke parashikuar ditë të këqija për eksportet tona, në humbjen e aftësive konkurruese dhe mundësinë që të jenë konkurrent në tregjet e huaja, në rast se një vendimi tillë bëhet i plotfuqishëm. Një rritje e tillë e çmimit të energjisë duke ulur aftësinë konkurruese për eksporte, na shtynë drejtë një situate tjetër, ku importet do të rriten dhe bashkë me to edhe varshmëria e Kosovës nga importi”, thuhet në një komunikatë të OEK.
 
Ata kanë propozuar që çdo ngritje e mundshme e çmimeve duhet të amortizohej përmes një mase fiskale nga qeveria e vendit, siç do të ishte ulja e TVSH-së, masë kjo që do të ulte sadopak ngarkesën e madhe në çmim të energjisë elektrike.
 
“Vetëm një bashkërendim i një ngarkese të tillë do të mund të ulte efektet negative të parashikuara nga ngritja e çmimeve të energjisë elektrike. Andaj, ne i bëjmë apel qeverisë së vendit që në rast se një masë e tillë aplikohet, bizneset tona do të duhej të suportoheshin përmes stimujve fiskal”, thuhet në komunikatë./Kosovapress/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje